Belgjika solli urdhërarrestin e Frrokut që në janar. Pranga shefit të Interpol Tirana
Dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimin e deputetit Mark Frroku, kishte mbërritur në Tiranë që prej janarit 2015, por kërkesa u bë publike vetëm në fund të marsit. Pikërisht më 28 mars, kur Prokuroria i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Opozita akuzon qeverinë se kanë fshehur dosjen. Shefi i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari është ndaluar mbrëmë, së bashku me shefen e sektorit Loreta Alla e cila në 2012 ishte në krye të këtij institucioni.Arrestimi i tyre është bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat rreth orës 23: 45 të 30 marsit 2015 pasi akuzohen për "shpërdorim detyre".Mësohet se urdhër ndalimi është firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.Interpol Tirana u njoftua në janar 2015, më 27 mars dorëzoi dokumentin në ProkuroriZyrtarisht policia deklaroi se u arrestuan "për shpërdorim detyre" por më pas u sqarua se arrestimet lidhen me çështjen e Mark Frrokut dhe dosjes së mbërritur nga Belgjika.Gazetari i Ora News, Andi Qosja informoi sot në mëngjes se Dosja e Belgjikës për Mark Frrokun kishte mbërritur në zyrën e Interpol Tirana në janar të 2015, pa i kaluar ministrisë së Drejtësisë.Më pas në një dalje publike nga selia PD, Arben Ristani deklaroi se dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frrokut, për akuzat e drejtësisë belge për vrasje kishte mbërritur në Tiranë më 8 janar 2015.Më 23 Janar, Interpol i Brukselit, ka sjellë material shtesë duke ripërsëritur kërkesën për kërkimin dhe kapjen e Mark Frrokut.Më 27 Mars 2015 Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ka marrë në dorë dokumentet nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me shkresën nr. 2851/1 .Më 28 Mars 2015 Ministria e Drejtesise i ka derguar prokuriorise shkresën nr. 266/2 datëMë 28 mars prokuroria regjistron procedimin penal nr. 2, të vitit 2015, ndaj Mark Frrokut për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Po këtë ditë i kërkon Kuvendit autorizim të arrestimit.Didi: U shkel procedura ligjoreDrejtori i Policisë Artan Didi në kërkesën për dorëheqje e quan shkelje të procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri ata përpara përgjegjësisë penale cënoi në një farë mase imazhin e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin” Ministri Tahiri: Interpoli nuk zbatoi saktë proceduratSaimir Tahiri ne konference: “Ndihemi jo mirë për atë që ka ndodhur jemi të inkurajuar nga forca ligjroe reaguese dhe vetëkorrigjuese Përgjegjësinë penale do e nxjerrin hetimet por dua të theksoj përgjejgësinë morale që Didi ka marrë sot duke u dorëhequr për të dhënë mesazhin e fortë të dinjitetit të policisë së shtetit që ne po rilindim. Me Didin kemi punuar ngushtësisht 18 muaj për të bërë realitet vizonin e policisë së shetit për të vënë ligjin dhe ndëshkuar atë që nuk e zbaton. Praktika e komunikimit të interpolit me zyrën nga Belgjika nuk është zhvilluar në kokën e duhur. Kam urdhëruar ngritjen e një hetimi. Nga hetimi paraprak konkludoi se nuk ishin zbatuar saktë procedurat bazuara nga ligji prandaj ka nisur ndjekja penale ndaj dy punonjësve të interpolit.Mark Frroku apo ... Mark Frroku, i biri i Prengës dhe i Lezes, lindur me 06.10.1972, në Pukë dhe banues në Tiranë, i njohur ndryshe siBesnik Morina, alias Mark Frroku, i lindur në Gjakovë më datë 6 tetor 1972,alias Dritan Frroku, i lindur në Gjakovë me datë 6 tetor 1972,alias Dritan Frroku, i lindur në Gjakovë më datë 2 korrik 1969,alias Piro Sofrani, i lindur në Korye (Shqipëri) më datë 2 korrik 1969, me kombësi serbe, pa vendbanim apo rezidencë fikse në Belgjikë.Dyshimet per shefin e interpolitDyshimet janë se si Bajraktari në detyrën aktuale të kreut të Interpol dhe Alla më herët në drejtim të Interpolit, nuk kanë përcjellur në kohë informacionet dokumentet për arrestimin dhe ekstradimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim më 1999 në Belgjikë.Sipas këtyre informacioneve si Bajraktari në vitin 2013 dhe Alla në vitin 2012 dyshohet se nuk kanë përcjellur në kohë informacionin e kërkuar nga Ministria e Drejtësisë për çështjen Frroku.Belgjika ka kërkuar zyrtarisht prangosjen e deputetit të grupit socialist, por i zgjedhur në Pukë nën siglën e PKD duke e akuzuar për vrasje dhe trafik prostitucioni.Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se në adresë të Mark Frrokut tashmë i ndodhur në arrest shtëpie për dëshmi të rreme, autoritetet e Brukselit kanë firmosur nëpërmjet Interpolit kërkesën për të zbatuar arrestin ndërkombëtar firmosur prej disa kohësh për të. [caption id="attachment_486543" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kreu i Interpol Tirana Artan Bajraktari (majtas) ; Mark Frroku (djathtas)[/caption] 