Halilaj-Bashës: I di arsyet e largimit tim, kam korrespondencën me Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2015, 20:53
Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halilaj, ka reaguar ndaj akuzave të bëra një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e konsideroi Halilajn si një abuzues fondesh.Kreu i Bashkisë së Kukësit shpjegoi se Basha e di mirë arsyen e largimit nga PD, ndonëse sipas tij kjo e fundit e ka lutur të rrinte në radhët e saj, me kusht që të firmoste projektin famëkeq të Ujësjellësit të Kukësit në kurriz të qytetarëve.Kryebashkiaku i Kukësit shprehet se disponon të gjithë korrespondencën me ish-kryeministrin Berisha dhe me drejtues të Partisë Demokratike, lidhur mbi arsyen e largimit nga të tij nga PD, pasi problemeve me të cilat përballen banorët e qarkut Kukës, sipas tij Partia Demokratike nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje.