Program i posaçëm kompjuterik për integrimin e fëmijëve që nuk dëgjojnë
Në Shqipëri do të implementohet një aplikacion i ri për fëmijët që nuk dëgjojnë. "Unë mësoj" është projekti që parashikon zhvillimin e një programi kompjuterik të specializuar që do përfshijë 39 mijë fëmijë. Aplikacioni do të sigurojë komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe do shmangë vështirësitë e komunikimit me mësuesit apo nxënësit e tjerë pa probleme.Tiranë-Në Shqipëri numri i personave që nuk dëgjojnë shkon në 39 mijë dhe komunikimi mbetet pengesa më e madhe për integrimin e tyre.Por ka një mënyrë të re sesi fëmijët që nuk dëgjojnë mund të komunikojnë përmes projektit "Unë mësoj" i shpallur në dhjetor të vitit 2014, i cili sipas Ministres së Inovacionit Milena Harito dhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla është një shtysë e madhe gjithëpërfshirëse për këta fëmijë.Nga ky projekt do të përfitojnë 450 fëmijë që nuk dëgjojnë, për ët cilët do të shpërndahen edhe tableta falas.Projekti parashikon zhvillimin e një programi kompjuterik të specializuar, për të siguruar komunikimin nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe për të shmangur vështirësitë e komunikimit me mësuesit apo nxënësit e tjerë pa probleme.Platforma do të përfshijë gjithashtu programe, leksione për përdorimin e gjuhës së shenjave, si dhe ushtrime të posaçme për këta nxënës për një periudhë 24 mujore.