PS zgjedh kandidatët. Rikonfirmohen Filo në Korçë, Dako në Durrës. Tre emra për Vlorën.Tirana mister

Motorët për zgjedhjet vendore të 21 qershorit janë ndezur. Kryeministri Edi Rama, njëhersh kryetar i PS-së zhvilloi sot një maratonë takimesh konsultuese me deputetët socialistë nga të gjitha qarqet e vendit për të vetmin qëllim, zgjedhjen e kandidatëve dinjitozë për kryetarë të Bashkive.Si deputetët, ashtu dhe Rama kanë qenë hermetikë mbi specifikimin e emrave të përveçëm. Por ajo çfarë u lexua në prononcimet e deputetëve është fakti se për Bashkinë Korçë dhe Durrës pritet të konfirmohen kryebashkiakët aktualë, Filo dhe Dako.Për Bashkinë Vlorë janë tre kandidatura që përfliten. Në Shkodër është favorite Keti Bazhdari. Për Fierin Armando Subashi u shpreh i gatshëm të garojë nëse e zgjedhin. Ndërkohë kandidaturat për Tiranën do të kalojnë në një tjetër filtër të qytetarëve, për të shkuar në një vendim final.Rama: “Kemi pasur një proces shumë frytëdhënës. Kemi pasur një përmbledhje të gjthë ndjeshmërive dhe opinioneve që çdo deputet ka sjellë nga gjitha territoret e vendit. Kemi konsultuar shumë emra, propozime, kemi dakordësuar për një pjesë shumë të konsiderueshme të tyre. Vendimarrja përfundimtare do ti takojë konsultimit me partnerët tanë, sepse bëhet fjalë për kandidatë që nuk i përkasin vetëm një force politike, por gjithë koalicionit.Prej disa muajsh jemi futur në një proces të thellë anketimi të opinionit publik. Padyshim edhe komunitetet sidomos në Bashkitë më të mëdha ku ka një kompleksitet më të madh. Sot kemi rënë dakord për të bërë dhe disa anketime të tjera në disa pika ku kemi ende dilemë. Në këtë proces anketimi, Tirana ka zënë vendin kryesor.Besoj në pak ditë do jemi në gjendje të harmonizojmë këndvështrimin tonë me atë të opinionit publik të kryeqytetit.Ne jemi fokusuar shumë tek profili. Në radhë të parë është të identifikojmë profilin që qytetarët presin në këtë garë për Tiranën. Më shumë se garë elektorale, është garë për të ardhmen”.Shefi i socialistëve nuk ka kursyer ironinë për Lulzim Bashën, duke e cilësuar si Kryebashkiaku që nuk do mbahet mend për asgjë në historinë e Tiranës.“Ka katër vjet që Tirana nuk qeveriset dhe duke pas parasysh që në 21 qershor Tirana do të ndahet nga një kryetar Bashkie që në historinë e kryeqytetit nuk do mbahet mend për asgjë. Mjafton tu kujtoj që ka qenë dikur një Xhemal Tafaj që asnjë nga ju por as unë nuk e kemi njohur. Por të gjithë ju e dini se si kryetar komiteti vuri ca drita në Tiranë. Për të vijuar më pas me kryebashkiakët  e pas rënies së regjimit komunist që nga i ndjeri Sali Kelmendi që për ata kohë bëri diçka dhe do kujtohet për disa kjoska dhe njësi shërbimi qoftesh e me radhë. Por diçka bëri. Tek një tjetër që hapi një fazë të re ndërtimesh të kuturueshme, të cilat më shumë e rënduan sesa e zhvilluan qytetin, por prapë diçka bëri”.20:18 Mbyllet takimi, PS s’ka emër për Tiranën, do ketë sondazheTakimi për disa minuta me radhë në  selinë e PS nuk ka çuar në një emër konkret për bashkinë e Tiranës.  Deputeti Fatmir Xhafaj në një prononcim për mediat vuri theksin tek procesi.“Këtu nuk u zgjodh. Kini durim, se ju gjithmonë doni të shikoni emra, ju gjithmonë nuk jeni të kujdeshëm për procesin. Në fakt ju duhet të jeni të kujdeshëm gjithmonë për procesin. Kriteret janë ato që i përshtaten më mirë bashkisë së Tiranës, janë çështje e brendshme që diskutohen në një forcë politike që merren në konsideratë të gjithë faktorët e mundshëm”.Insistimit të gazetarëve nëse nën siglën e PS për Tiranën do të garojë një Ministër, Xhafaj u përgjigj:“ A të lutem, mos doni të dini sa i gjatë, sa i shkurtër, hej Zot i madh”.Edhe Ministri Saimir Tahiri ka qenë hermetik duke deklaruar: “Rëndësi ka që po ndërtojmë një proces”.19:18 Emri i PS për Tiranën, Rama nis takimet me deputetët e qarkutBaza e PS ka propozuar katër emra midis të cilëve Ministren Lindita Nikolla, deputetin Pandeli Majko, deputetin Blendi Klosi dhe Albana Dhimitrin, ish numri dy i Bashkisë Tiranë.18:47 Armando Subashi: I gatshëm të garoj për Fierin nëse zgjidhemDeputeti socialist për qarkun e  Fierit, Armando Subashi, ka shprehur gadishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Fierit nën siglën e PS-së nëse strukturat drejtuese të partisë e propozojnë.“ Nëse do jenë i këtij mendimi po, jam i gatshëm që të.. Ndoshta nuk është momenti për të folur për këtë gjë por përgjegjësia është shumë e madhe. Nga strukturat e partisë në bazë ka pasur propozime konkrete, një nga ato kam  qenë dhe unë. Kështuqë u ngelet strukturave drejtuese të partisë të vendosin për këtë çështje”.Krahas Subashit tjetër propozim i bazës është dhe kolegu i tij Ervin Koçi, por që për Subashin me rëndësi është të zgjidhet kandidatura më e mirë për qytetin.“ Nuk shoh ndonjë problem në këtë pikë. Ne jemi kolegë, jemi miq, jemi shokë, kemi ndarë shumë beteja, shumë përpjekje si në opozitë, si në mazhorancë. Nuk shoh ndonjë problem në këtë pikë, nuk është shqetësimi im. Me rëndësi është të bëhet më e mira, të kemi mundësi që atij qyteti ti japim zgjidhjen e duhur dhe të bëjmë zgjidhjet e duhura për problemet që ka ai qytet”.18:41 Për Shkodrën kandidaturë e mundshme Keti Bazhdari[caption id="attachment_486419" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Keti Bazhdari, kandidate e mundshme e PS-së për bashkinë e Shkodrës Në foto: Keti Bazhdari, kandidate e mundshme e PS-së për bashkinë e Shkodrës[/caption]Kryeministri Rama ka përfunduar takimet me deputetë të qarqeve të veriut, Shkodër, Dibër dhe Kukës. Për Bashkinë e Shkodrës, që aktualisht mbahet nga demokratët, socialistët duken se shohin  si kandidaturë të mundshme për garën e 21 qershorit Keti Bazhdarin.Ndërkohë vetë deputetët e qarkut të Shkodrës, Namik Kopliku dhe Paulin Stërkaj nuk kanë konfirmuar kandidimin e saj dhe pse kanë vlerësuar kandidaturën.Stërkaj “ Mendoj që është një nga kandidaturat më të mira të qarkut të Shkodrës. Ne po bëjmë diskutime paraprake, do dalë Kryeministri dhe do ti shpallë të gjithë kandidatët”.Kopliku: “Propozimi im dhe i dy deputetëve të tjerë ishte për kandidatin më të mirë për datën 22 qershor dhe më pas. Kandidati ka emër”. Nga selia PS-se informon gazetarja e Ora News Klementina Cenkollari.18:20 Vangjush Dako mund të rikonfirmohet si kandidaturë për Durrësin[caption id="attachment_486412" align="aligncenter" width="640"] Në foto: Vangjush Dako mund të rikonfirmohet nga PS-ja për Durrësin  Në foto: Vangjush Dako mund të rikonfirmohet nga PS-ja për Durrësin[/caption]Deputeti i qarkut të Durrësit, Blendi Klosi, teksa ka lënë selinë e PS-së, tha se Vangjush Dako është një kandidaturë shumë e mundshme për PS, por për vendimin final duhet pritur.“Kandidatura e Vangjush Dakos është një kandidaturë shumë shumë e mundshme për PS, por natyrisht vendimarrja është pas disa ditësh”.Ndërkaq Klosi ka refuzuar ti përgjigjet interesit të gazetarëve nëse vetë ai do të garojë për Bashkinë më të madhe të vendit, Tiranën.Ora 17:43 Kastriot Gurra zyrtarizohet për Librazhdin[caption id="attachment_486410" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Kastriot Gurra, kandidati zyrtar i PS-së për Bashkinë e Librazhdit  Në foto: Kastriot Gurra, kandidati zyrtar i PS-së për Bashkinë e Librazhdit[/caption]Kastriot Gurra, që aktualisht mban postin e kreut të PS-së për Librazhdin është kandidati i PS-së për Bashkinë e Librazhdit.Vendimi u mor pas takimit të Kryeministrit me deputetët socialistë të qarkut Elbasan.Ende nuk dihet kandidatura për  bashkinë  Elbasan. Deputeti Ben Blushi tha pas takimit me Ramën se nuk është diskutuar për emra konkretë.“Kemi pasur vetëm diskutime në parim”. Ndërkohë Rama ka nisur takimet me deputetët e qarkut Shkodër dhe Durres.Ora 16:27 Përfundon takimi për Vlorën, flitet per 3 emra. Kokëdhima heshtKryeministri Rama përfundoi takimin me deputetët e Vlorës.Ora News mëson se mes emrave që po diskutohen në selinë e PS-së për bashkinë e Vlorës janë Prefektja Etjona Hoxha, mjeku Dritan Leli dhe kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Vlorë, Arben Breshani.Koço Kokëdhima pasi doli nga PS tha: "Kur të përfundojë projekti i PS-së, Kryesia do e bëjë të njohur. Tani nuk ka emra të përveçëm. Po diskutohet në parti dhe në kryesinë e PS-së. Me Ramën diskutuam për strategjitë elektorale".[caption id="attachment_486409" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Etjona Hoxha, kandidate  potenciale e PS-së për bashkinë Vlorë Në foto: Etjona Hoxha, kandidate potenciale e PS-së për bashkinë Vlorë[/caption][caption id="attachment_486407" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Arben Breshani, kandidat  potencial i PS-së për bashkinë Vlorë  Në foto: Arben Breshani, kandidat potencial i PS-së për bashkinë Vlorë[/caption]Sotiraq Filo, me shumë gjasa do të rikonfirmohet si kandidaturë e Partisë Socialiste për qytetin e Korçës, por kësaj herë për një mandat të plotë katër vjeçar.Vendimi është marrë pas një takimi në selinë e PS, mes Ramës dhe deputetëve të Korçës, ndërsa lajmi u konfirmua për gazetarët nga Peleshi, i cili tha: “ Me shumë gjasa po”. [caption id="attachment_486408" align="aligncenter" width="640"]Në foto:  Sotiraq Filo zyrtarizohet si kandidat për Bashkinë Korçë  Në foto: Sotiraq Filo zyrtarizohet si kandidat për Bashkinë Korçë[/caption]