Piloti vrasës nuk duhet të ishte mbi avion
Hetuesit në shtëpinë e Andreas Lubitc, pilotit që rrëzoi qëllimisht avionin e kompanisë Germanwings në palet franceze, duke shkaktuar 150 viktima, përfshi edhe veten, kanë gjetur në shtëpinë e tij një raport mjeksor të grisur, sipas të cilit ai nuk duhet të ishte në punë ditën e fluturimit.Ky zbulim bie ndesh me deklaratën e përfaqësuesve të Lufthanasas, të cilët një ditë më parë deklaruan se ai ishte në kushtet e duhura shëndetësore për të fluturuar.Prokurori i Dyseldorfit bëri të ditur përmes një deklarate se në shtëpinë e 27-vjeçarit janë gjetur edhe dokumenta të tjerë mjeksorë sipas të cilëve ai ishte i sëmurë dhe po merrte ilaçe, por këtë gjë ia kishte fshehur punëdhënsve dhe kolegëve.Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë letër ku ai të kishte shkruar qëllimet e tij për t'u vetëvrarë, por analizimi më i saktë i dokumentave mund të dojë disa ditë./Oranews.tv/