Fushë Krujë, maskat hyjnë në shtëpi në mes të ditës marrin 400 mijë lekë
Një banesë është grabitur në fshatin Bubq të Krujës, mëngjesin e sotëm, 27 mars 2015.Persona të maskuar dhe me armë janë futur dhunshëm në banesën e shtetasit Agim Ajazi, në fshatin Bubq rreth orës 08:20 të mëngjësit.Dy grabitësit i kanë marrë Ajazit nën kërcënimin e armëve, sende me vlerë dhe rreth 400 mijë lekë të reja.Grabitësit e maskuar janë pikasur nga një prej fqinjëve të familjes së Agim Ajazit që kanë njoftuar policinë.Por grabitësit kanë mundur të largohen nga banesa bashkë me sendet me vlerë dhe shumën e të hollave.Blutë kanë shkuar në vendgjarje dhe po nxjerrin provat për identifikimin dhe kapjen e tyre. Fatmirësiht nga grabitja nuk pati persona të lënduar.[caption id="attachment_485071" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banesa e grabitur në fshatin Bubq të Krujës, 27 mars 2015[/caption]/Oranews.tv/