Kavajë, Bashë në protëstë: Të bashkohemi kundër qeverisë. Meta të largohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rikërkoi largimin e kreut të kuvendit Ilir Meta nga karrigia nr 2 e shtetit, dhe vënien në shërbim të drejtësisë. Gjatë protestës së radhës së Partisë Demokratike, kreu I PD-së u kërkoi qytetarëve të Kavajës të bashkohen kundër qeverisë e cila sipas tij i ka harruar premtimet elektorale, dhe është përgjegjëse për vështërsimin e jetës së shqiptarëve.Lulzim Basha: Rrebelimi antikomunist shqiptar foli për për herë të parë këtu me zërin e fuqishëm të bashkimit qytetar kavajas. Ne i kemi denoncuar publikisht, me prova dhe me fakte, drejtuesit e pushtetit këtu në Kavajë. Ata përfaqësojnë vetëm botën e errët nga vijnë. Asgjë të përbashkët nuk kanë me ju, Roshi dhe skuta e tij asgjë të përbashkët nuk kanë, as me demokratët as me socialistët e ndershëm, me asnjë kavajas apo kavajase të ndershme. Në prag të fushatës elektorale, duke kujtuar protestën e para antikomuniste që erdhi nga Kavaja,  Basha u kërkoi qytetarëve që të ndeshkojne me vote mashtrimin, braktisjen dhe rrogancen, duke theksuar se vota e 21 qershorit eshte pergjigjia e vertete ndaj dyshes Rama- Meta, pasi ora e drejtwsisw po vjen.