Edhe Policia e Shtetit, Garda e Universitetet ndërtuan kate pa leje

Nuk janë vetëm qytetarët e thjeshtë të këtij vendi por dhe institucione të rëndësishme si Policia, Garda, apo Universitetet e  shumë të tjera të cilat kanë shfrytëzuar momentet për të ndërtuar pa leje ndër vite.Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-it, Artan Lame, në një deklaratë për shtyp sot bëri të ditur listën e institucione publike që nuk kanë deklaruar ndërtimet pa leje. Ai e cilësoi absurditet kur vetë shteti nuk zbaton ligjin ndërsa shtoi se ALUIZNI po kërkon një zgjidhje ligjore për këtë .Janë 42 institucione shtetërore dhe 13 vendore të cilat kanë kryer ndërtime pa leje ndërvite. Jo vetëm kaq ka nga këto institucione që nuk kanë bërë as vetëdeklarimin për procesin e legalizimit.Duke vlerësuar bashkëpunimin e mijërave qytetarëve me procesin Lame u bëri thirrje institucioneve publike që të respektojnë ligjin. Ai bëri të ditur se “ne do të bëjmë një ndryshim në aktet nënligjore për ta mundësuar një gjë të tillë, por është e domosdoshme që edhe këto institucione të mos bëjnë asgjë më shumë se sa zbatimin e detyrimeve ligjore.” Lame tha se ndërtimet pa leje nga vetë shteti janë të paimagjinueshme, por më e keqja është mungesa e vullnetit të tyre për ti legalizuar këto ndërtime. Artan Lame: “Pas përpunimit të të dhënave, rezultonte se janë disa qindra institucione shtetërore publike të cilat përgjatë viteve kanë ndërtuar pa leje. Është e paimagjinueshme që një shtet të ndërtojë pa leje, në një kohë që ka ligje që dënojnë qytetarët që e bëjnë një gjë të tillë, për më tepër kur ka bërë edhe ligje për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Por e keqja, për fat të keq, nuk mbaroi këtu. Në qoftë se një pjesë e këtyre institucioneve, vërtet kanë ndërtuar pa leje por më pas u përfshirë në procesin e vetdeklarimeve dhe të legalizimeve, rezultojnë edhe një numër shumë i madh institucionesh të cilat, me gjithë shpalljen publike të procesit të legalizimeve dhe, me gjithë kërkesën me shkrim të bërë direkt ndaj tyre, nuk e bën kabull t’i nënshtrohen ligjeve të shtetit. Në këtë listë ka institucione që varjojnë që nga ato të administratës qendrore, ministri, institucione varësire, agjenci, institucione arsimore, drejtori rajonale, duke vazhduar pastaj me institucione të qeverisjes vendore, komuna e bashki. Unë nuk e kuptoj se si një bashki që lëshon ajo vetë lejet e ndërtimit, të ndërtojë vetë pa leje!”, artan lame Lame: Ende më hamë duart për Tiranën. Pres konkurrimin brenda radhëve të partisëPdf/ Institucionet që kanë ndërtuar pa leje dhe nuk kanë bërë vetëdeklarimin