Basha takon kreun e BB: Kriza ekonomike shkak i politikave arbitrare

Politikat e gabuara dhe arbitrare të qeverisë e kanë çuar vendin në krizë ekonomike. Kjo është deklaruar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin me drejtorin ekzekutiv të BB Patrizio Pagano për Shqipërinë."Papunësia është në rritje, varfëria po thellohet dhe të gjithë parametrat ekonomikë janë në rënie.Rënia e të ardhurave të shqiptarëve nga njëra anë, dhe rritja e taksave dhe çmimeve nga qeveria Rama-Meta siç bënë me energjine, karburantet etj, janë shkaqet kryesore të thellimit të varfërisë, dobësimit të ekonomisë dhe humbjes së besimit nga konsumatorët."- ka deklaruar Basha, thuhet në deklaratën e PD-sëSipas liderit të Opozitës Qeveria ka vendosur standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit dhe ka thelluar padrejtësinë sociale duke prishur në mënyrë selektive ndërtimet e pronat e qytetarëve, si dhe duke ndëshkuar po në mënyrë selektive qytetarët për borxhet e energjisë, duke favorizuar debitorët e mëdhenj të lidhur me, apo pjesë, e qeverisjes si disa deputetë të mazhorancës.Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se aktet e qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi nuk janë reforma të mirëstudiuara dhe eficente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative./Oranews.tv/