“Ngujimi “ në QKR, personeli mbylli dyert pas orarit zyrtar

Me dhjetëra qytetarë kanë ngecur brenda ambienteve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, pasi sipas orarit zyrtar personeli ka mbyllur qepenat duke i ngujuar brenda.Qytetar:“Kemi marrë numrin që në mgjes por në orën 14:00 mbyllen dyert, futen brenda që mos të hyjnë të tjerët , ne po bëjmë të burgosurin që të na quhet punë e kryer”Qytetar:“ Po na kyçin me zor, tani je i detyruar të rrish në këmbë, në djersë, gra shtatëzëna, mosha të thyera, të gjitha nivelet e shoqërisë së bizneseve dhe t’i bësh një trajtim kaq ç’njerëzor biznesit që është taksapagues, që është një “kalë” që tërheq ekonominë nga pas dhe nuk është “tiger” që shqyen, dhe as lopë me u mjelë. Prandaj i bëjmë thirrje kryeministrit ta rregullojë QKR që ka qenë model dy vjet përpara”.Qytetarët shprehen se ndodhen aty me orë të tëra, dhe se atmosfera brenda ambienteve është mbytëse për shkak të një numri të madh njerëzish.Gati një muaj më parë QKR shtyu afatin përfundimtar deri në 10 Mars për përditësimin e adresave kryesore me dhe sekondare të bizneseve si dhe përditësiminin e kodeve ekonomike për shkak të fluksit të madh të njerëzve, që vazhdon ende sot.[caption id="attachment_484902" align="alignnone" width="640"]ngujimi te qkr 2 Në foto: Radhet e gjata tek QKR[/caption][caption id="attachment_484903" align="alignnone" width="640"]ngujimi te qkr Në foto: Qytetaret " e ngujuar" tek QKR[/caption]