Dy deputetët e ndaluar pyeten në polici. Avokatët kërkojnë lirimin e tyre
Paradite e ngjeshur kjo e sotmja në lidhje me çështjen "Doshi". Ndërsa në Policinë e Tiranës merreshin në pyetje deputetët e ndaluar prej ditës së djeshme, në Gjykatën e Lartë avokatët kërkojnë lirimin e Tom Doshit. Edhe avokatët e deputetit Mark Frrokut e cilësuan të paligjshëm ndalimin.Marrja në pyetje e deputetit Tom Doshi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës vijoi nga 11:00 deri në 15: 30, ndërsa seanca e pyetjeve për Tom Doshin zgjati vetëm 1 orë.Avokatët pasi dolën nga drejtoria e Policisë, deklaruan se deputetët ishte marrë në pyetje si person në hetim për një vepër penale.Në përfundim të kësaj seance avokatët e Frrokut kundërshtuan masën e ndalimit, ndërsa deklaruan se nuk ka asnjë akt apo shkresë që të vërtetojë se klienti i tyre është në proces gjykimi në Belgjikë, siç deklaron prokuroria. Deputeti Frroku në proces gjykimi dhe në shtetin belg. Frikë se mund të largohet“Ndalimi konsiderohet i jashtëligjshëm pasi nuk ka ndalim për veprat penale që parashikojnë masë dënimi nga gjobë në 1 vit burg. Prokuroria do na vërë në dispozicion të gjithë aktet. Sot jemi pyetur në cilësinë e personit që zhvillohet hetim për një akuzë që jurudikisht nuk mund të ngrihet në fazë paraprake të hetimit” thanë avokatët Saimir Visha dhe Genc Gjokutaj.Prokurorët që morrën në pyetje deputetët, në prezencë të avokatëve të tyre, ishin Adnan Xholi dhe Altin Binaj. Më herët në Policinë Tiranë mbërritën dy oficerët gjyqësorë Joni Keta dhe Ervin BrahaNdërkohë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u mor në pyetje Durim Bami për akuzën e kallzimit të rremë.Paralelisht në Gjykatën e Lartë, paraditen e sotme, avokati i deputetit Tom Doshi, Vladimir Meçe dorëzoi kërkesën për lirimin e menjëhershëm të klientit të tij duke e quajtur të paligjshëm ndalimin dhe se prokuroria tejkaloi kompetencat.[caption id="attachment_485067" align="alignnone" width="640"]
Avokatet Saimir Visha dhe Genc Gjokutaj te deputetit Mark Frroku[/caption][caption id="attachment_485008" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Adnan Xholi, Prokurori i Krimeve te Renda[/caption]
Ne foto: Vladimir Meçe, avokati i Tom Doshit pasi doli nga Gjykata e Larte[caption id="attachment_484964" align="alignnone" width="640"]
Oficeret gjyqesore, Joni Keta dhe Ervin Braha ne Drejtorine e Policise se Tiranes per te marre ne pyetje deputetet[/caption] Doshi e Frroku kalojnë natën në policiNata mes 26- 27 marsit, ishte nata e parë që dy deputetët e qarkut të Shkodrës kaluan në ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës, pasi Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla firmosi urdhërndalimet.Dy urdhërndalimet u ekzekutuan pasditen e 26 marsit vetëm 3 orë pasi Kuvendi i dha autorizimin prokurorisë.Nis beteja në Gjykatën e Lartë. Llalla firmosi urdhërndalimetBrenda 48 orësh Prokuroria pritet ti drejtohet Gjykatës së Lartë me dy kërkesa. E para për ligjshmërinë e ndalimit dhe e dyta për caktim të masës së sigurisë për dy deputetët.Ndërkohë avokati i deputetit Tom Doshi, Vladimir Meçe deklaroi dje se do i drejtohen sot Gjykatës së Lartë për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tyre, pasi e quajtën të kundraligjshëm urdhrin e ndalimit të firmosur nga kryeprokurori Adriatik Llalla.Sipas tij "arrestimi në rastin e lejimit nga ana e parlamentit është dhe mund të bëhet vetëm nëpërmjet vendimit të Gjykatës së Lartë"Avokati i deputetit Frroku deklaroi mbrëmjen e 26 marsit se do të ankimojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e parlamentit Avokati i Doshit: Arrestimi i paligjshëm, Llalla shkeli ligjin Avokatët e Frrokut: Do çojmë në Kushtetuse vendimin e Parlamentit /Oranews.tv/