Kompanitë ndryshojnë rregullat, gjithmonë dy pilotë në kabinë

Në çdo kabinë pilotimi avioni duhet të jenë të paktën dy vetë në çdo çast të udhëtimit. Ky është ndryshimi drastik që kanë ndërmarrë disa nga kompanitë kryesore të fluturimeve, vetëm disa orë pasi prokurorët francezë deklaruan se piloti i dytë rrëzoi me dashje të martën avionin e Germanëings, duke shkaktuar vdekjen e 150 vetëve.Deri në këtë pikë, ky rregull ishte vendosur vetëm nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa shumë vende të tjera nuk e kishin këtë detyrim. Por pas tragjedisë, kompania kanadeze "Air Canada", ajo norvegjeze "Air Shuttle", gjermanja "Air Berlin" dhe britanikja "EasyJet" njoftuan se kishin vendosur të zbatonin rregullin e ri sipas të cilit kërkohet që në kabinën e pilotimit të qëndrojnë gjithmonë minimumi dy vetë.Ndërkohë, në Alpet Franceze ku 27-vjeçari Andreas Lubitc përplasi avionin Airbus 320, skuadrat e shpëtimit vazhdojnë punën për të rikuperuar të gjithë trupat, edhe pse do të duhen javë për identifikimin e plotë të tyre. Mbetjet janë shpërndarë në një sipërfaqe prej 1,5 hektarësh dhe terreni malor e bën edhe më të vështirë punën.