Arrestimi i dy deputetëve, Vlahutin: Mos komentoni, Lini drejtësinë të bëjë detyrën
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ka apeluar që për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku fjalën e fundit ta thotë drejtësia.Duke reaguar për herë të parë pas ndalimit të ligjvënësve, në përgjigje të interesit të Ora News, Vlahutin, kërkoi të shmangen komentet për çështjen."Më pyetët për arrestimet. Në këtë vend ka institucione të shtetit, ka një prokuror të përgjithshëm. Dhe të gjithë presim nga ai, dhe nga institucionet të bëjnë atë që duhet të bëjnë. Procesi është ende në vazhdim. Dhe mendoj se të gjithë ne, asnjë prej nesh, nuk duhet të bëjë koment në këtë fazë. Mendoj se fillimisht institucionet duhet lënë të bëjnë detyrën e tyre", u shpreh Vlahutin.Vlahutin, këmbënguli në rëndësinë që ka dekriminalizimi në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE."Dekriminalizimi nuk është kriter i ri. Është një kriter thelbësor që të mos vësh kriminelë në listë dhe të mos jesh në situatën që duhet ti arrestosh ata. Apelojmë të gjitha partitë politike që në listat e 21 qershorit të vënë kandidatët më të mirë"Deklaratat, ambasadorja i bëri gjatë prezantimit të një studimi mbi perspektivën europiane të Shqipërisë. Vlahutin, dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, dhanë këtë qendrimin mbi pikëpyetjen nëse Shqipëria është gati të çelë negocitatat brenda këtij viti.Studimi tregon se 91 përqind e shqiptarëve do votonin për antërësimin në BE të Shqipërisë, dhe 69 përqind e tyre mendojnë se Shqipëria mund të jetë sot pjesë e BE, edhe pa plotësuar kriteret.