Ahmetaj thirrje investitorëve gjermanë të vijnë në Shqipëri

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj i ka bërë ftesë investitorëve gjermanë që të vijnë të investojnë në Shqipëri ndërkohë që ka hapur tenderin për zonat e lira ekonomike.Ambasadori gjerman në Shqipëri vlerësoi potencialet ekonomike në vend por kërkoi që të përmirësohet infrastruktura.Ministri Ahmetaj ka ftuar investitorët gjerman që të marin pjesë në tenderin e zonave të lira ekonomike në Shqipëri.Duke folur në forumin e biznesit Shqipëri Gjermani Ahmetaj deklaroi se shumë shpejt do të hapet tenderi për zonën ekonomike të Spitallës e cila do të ofrojë një sërë lehtësirash për bizneset që do të bëhen pjesë.Arben Ahmetaj: “Jemi duke folur pwr zona tw lira ekonomike, pra Shqipwria shumw shpejt do tw hapi njw tender pwr zhvilluesin pwr zonws ekonomike tw Spitallws me afwrsisht 200 ha dhe paketa qw ne kemi pwrgatitur wshtw shumw konkuruese. Jemi duke afruar lehtwsi fiskale brenda zonws. 5 vitet e para do tw jenw pa tatim fitimi, 5 vitin e dytw do tw jenw me gjysmwn e tatim-fitimi.”Ambasadori gjerman nga ana tjetër edhe pse vlerësoi potencialet e Shqipërisë kërkoi që të punohet akoma më shumë për të përmbushur detyrat.Helmut Hoffman: “Shqipëria ka një sërë potencialesh për të tërhequr investitorë por si fillim duhet që të përmbushë një sërë detyrash.E rëndësishmë është që të zgjerohet rrjeti infrastrukturor pasi kjo ka impact në një ekonomi.N e ju mbështesim në procesin e integrimit ndërkohë që konferenca e Berlin ofron një mbështetje të veçantë sidomos për vendet e Ballkanit.”Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Sekretari i  Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë, Bizneseve të Mesme dhe Profesioneve të Landit gjerman Gunther Horzetzky  i cili kërkoi intesifikim të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve