Dekriminalizimi, raporti i opozitës i shkon ndërkombëtarëve

Tashmë propozimet e Partisë Demokratike për procesin e dekriminalizimit teksa i janë dorëzuar zyrtarisht maxhorancës do të jenë edhe në dorë të ndërkombëtarëve,të cilët do të japin vlerësimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me propozimet.Oerd Bylykbashi: Me konstruktivitet t’i lexojmë propozimet e gjithësecilit, të biem dakord, të vazhdojmë punën, ti bëjmë kërkesën edhe ndërkombëtarëve dhe të marrim këtë asistencë sa më parë të jetë e munudr.Por para se të shkonin në këtë pikë palët janë përballur edhe për propozimin e hedhur mbi tavolinë nga maxhoranca: që të vendoset në raport edhe adresimi i çështjes së pandëshkueshmërisë.  Sipas tyre zyrtarë me rekorde penale të pagjykuara duhet të bëhen pjesë e reformës së dekriminalizimit.Taulant Balla: Në planin e punës së këtij komisioni, përvec cështjes që lidhet me adresimin e personave me rekorde kriminale të hymë edhe në cështjen e adresimit të kulturës së pandëshkueshmërisë, duke i dhënë prioritet ndëshkueshmërisë, e cila përfshin edhe derkiminalizim. Që kryetari i partisë tënde është gjetur fajtor (i drejtohet Bylykbashit) për vjedhje dhe vrasje është ende…ende tallet me ty.Oerd Bylykbashi: Zoti Balla drejtësia ka punën e vet.Që pas marrëveshjes së dhjetorit, Partia Demokratike ka ngritur idenë e krijimit të një platform dekriminalizuese të cilën mundi ta prezantojë zyrtarisht gjate tryezes së komisionit hetimor të dekriminalizimit.