Shqipëria 95 vjet parlament, "Në 2 dekadat e fundit pësoi degradim"

Në 95 vjetorin e parlamentit, kreu i kuvendit Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për degradimin që ka pësuar institucioni që përfaqëson popullin në këto 2 dekadat e fundit.Sipas Metës, kodi i etikës që po përgatitet nga grupet parlamentare në bashkëpunim me OSBE, do të mundësojë kthimin e përgjegjshmërisë në sallën e parlamentit.Ilir Meta: Niveli i parlamentarizmit ka pësuar një degradim në raport me fillim vitet 1990.Edhe inisiativa e fundit për bashkëpunimin pozitë-opozitë për të ngritur nivelin e parlamentarizmit duhet parë si një mundësi për të nxjerrë mësime nga e kaluara për tu ngritur në ato nivel përgjegjësish që kërkon vendi dhe qytetarët tanë dhe të mos shfrytëzohet për lojra meskine që prodhojnë lajme që nuk zgjasin më shumë sesa disa minuta.Kërkohet një etikë e re parlamentare dhe përgjegjshmëri. Ne kemi bashkëpuuar me OSBE dhe shpresojmë që të gjithë grupet parlamentare ta nënshkruajnë këtë etikë të re në mënyrë që fjala të ketë vlerë e të mos keqpërdoret."