Durrës, kapen 2.5 kg heroinë, me traget nga Durrësi në Bari
Një sasi prej 2.5 kg heroinë është gjetur e fshehur në serbatorin e makinës tip “Citroen- C3” veture. Makina ishte në pronësi të Petrit Metës, 37 vjeç lindur dhe banues në Lushnjë.Nga policia e Durrësit mësohet se do të udhëtonte drejt Barit me tragetin Durrës- Bari.Rreth orës 22:40 minuta të mbrëmjes së 26 marsit gjatë imbarkimit të tragetit Bari të linjës Durrës është bërë dhe arretimi i tij.Droga u gjet gjatë kontrollit të makinës me targa AA530KZ.Lënda narkotike e cila për nga ngjyra dhe karakteristikat ngjason me heroine u gjet e mbështjellë në 5 pako me qese celefoni e fshehur në serbator. [caption id="attachment_484948" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Droga e sekuestruar dhe pasaporta e personit te arrestuar[/caption][caption id="attachment_484949" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Automjeti ne te cilin u sekuestrua lënda narkotike[/caption][caption id="attachment_484950" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Droga e sekuestruar[/caption]Oranews.tv/