Mungesa e ndriçimit në Korçë, banorët revoltohen ndaj bashkisë: Nuk votojmë me 21 qershor
Dhjetëra banorë të lagjes nr. 10 në Korçë kanë protestuar për mungesën e ndriçimit publik. Sipas tyre prej rreth dy javësh Bashkia e Korçës u ka hequr ndriçimin e rrugës. Ndërkohë nga bashkia sqarojnë se shumë shpejt në këtë lagje do vendosen llampa ekonomike nëpër rrugë.Banorët e lagjes nr. 10 e njohur si "Blloku i Ri Sportiv" kanë protestuar pas disa ditësh mungese të ndriçimit publik.Të revoltuar banorët paralajmërojnë se nuk do të votojnë më për asnjë kandidat në zgjedhjet lokale që po afrojnë.Banore: “Këta na kanë prerë dritat, po rregullojnë rrugët dhe prenë dritat, mos i prini se nuk shikojmë, nëse nuk i lidhin dritat ne nuk votojmë , s’kemi pse votojmë, do vemi të heqim edhe taksat, nuk kemi pse i paguajmë”.Mungesa e ndriçimit ndihet edhe më shumë nga gjendja e rrugëve. Banoret thonë se detyrohen të përdorin qese mbi këpucë për të kaluar rrugën.Banor: “Mbi këpucë plasmasë dhe qese, kur dalim në bulevard i heqim, në vitin 2015, turp. Të dalim në qytet na vjen zor ne burrave, kemi frikë nga errësira , jo më të lëvizin gratë në këto rrug딓 Ja bëjmë të ditur bashkisë, shtetit, se si jetojmë ne këtu, jetojmë në mjerim”Përfaqësues të Bashkisë së Korçës thonë se janë në dijeni për situaten dhe po punohet për instalimin e disa llambave ekonomike në këtë lagje.Niko Uruni, Inxhinieri i ndriçimit, pranë Bashkisë Korçë: “Pjesa matanë është fare pa investim, me fondet që ka caktuar bashkia për sivjet po përfshihen komplet zonat mes pallateve, dhe jo vetëm ajo zonë”.Lagjja nr. 10, është populluar kryesisht pas viteve 90 me banorë të ardhur nga zonat përreth Korçës.