Mjeti përplaset me një traktor në aksin Lezhë-Shkodër, një person humb jetën

Një aksident me pasoje vdekjen e një 23 vjecari është shënuar rreth orës 18 të së enjtes përgjatë superstradës Lezhë - Shkodër, në afersi te fshatit Balldre.Dalja nga rruga e automjetit tip AlfaRomeo me targa LE 9462 A, i ka marrë jetën 23 vjecarit Fatjon Gjeloshi, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi Besjan Gjeloshi, 25 vjec, që të dy banues në fshatin Gocaj të Lezhës.Mësohet se automjeti i 2 të rinjve është përplasur me një traktor bujqësor që kishte ndaluar në anë të rrugës, cka ka shkaktuar plagosjen e dy te rinjve, njeri prej te cileve ka humbur jetën në spitalin rajonal të Lezhes.Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertë të policise, të cilet kanë konfirmuar se shkak I aksidentit ka është shpejtësia tej normave tq lejuara e automjetit me te cilen po udhetonin 2 te rinjtë, gjatë një tentative per te kryer nje parakalim.[caption id="attachment_484827" align="aligncenter" width="640"]aksident naten Në foto: Automjeti i përplasur me traktorin[/caption]