Berisha: Arrestimi i rrufeshëm, për kokën e peshkut që qelb erë në Europë

Arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar si një arrest të rrufeshëm për të shpëtuar kokën e peshkut që qelb erë në mbarë Europën, duke iu referuar Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta.Në një postim në profilin e tij ën FB Berisha thotë se arrestimi i tyre nuk i dha përgjigje shqiptarëve  ndaj akuzave më të rënda, por sipas tij dëshmoi se si pushteti arrin të mbulojë skenare monstruoze vrasjes."Nje arrest i rrufeshem per koken peshkut qe qelb ere ne mbare Europen!Sot me nje shpejtesi te rrufeshme Prokuroia arrestoi dy deputetet e mazhorances, Doshi dhe Frroku. Duke mbeshtetur gjithnje zbatimin e ligjit shpreh bindjen time me te thelle se asnjeri prej tyre nuk meritonte te ishte ne Parlament dhe se ata u arrestuan sot me urgjence si ne te shkuaren tone me te hidhur per te shpetuar koken e peshkut qe qelbet dhe kundermon ne mbare Europen, te Ilir Metes qe eshte dhe autori i vertete i porositjes se vrasjes se dy deputeteve dhe nje shpifes dhe manipulues sa vet shpifja dhe trillimi!Ne kete kontekst arrestimi i tyre jo vetem qe nuk i dha pergjigjen qe pret çdo shqiptar ndaj akuzave me te renda ne historine e vendit por vetem deshmoi se si pushteti arrin te mbuloje skenare monstruoze vrasjesh per pushtet dhe afera te tjera kriminale. Shqiperia ecen drejt destabilizimit nga krimi i lidhur me pushtetaret me te larte. Vetem revolucioni demokratik qytetar do te rrezoje murin e krimit te pushtetareve te klikes Rama - Meta dhe shpetoje Shqiperine nga nje rrenim i vertete!! sb"sali berisha