Ish-komandanti serb rrëfen masakrat në Kosovë: Prisnin dhe zienin kokat e kosovarëve
Slobodan Stojanoviç njëri nga protagonistët kryesor të ngjarjeve të tmerrshme të vitit 1998 gjatë luftës në Kosovë tregon momente shokuese të krimeve të serbëve ndaj kosovarëveStojanoviç ishte pjesëtar i njësitit special 37 te policisë së Serbisë. Prej 2009 ka dalë në pension si komandant i stacionit të policisë 'Crna Trava' në drejtorinë e policisë në Leskovc.Në emisionin 'Speciale', me Mendu Hysen, në RTK, Stojanoviç tregon disa nga krimet më monstruoze që policia serbe ka bërë në Kosovë. Ne ishim 150 policë në çetë. Nga ata, 10 dalloheshin për vjedhje, vrasje e masakra që unë nuk arrija t’i besoja. Nuk konsumonin as drogë e as alkool, por interesi i tyre ishte pasurimi brenda një nate. Për një fshat na thoshin ‘gomën ose shkrepësen’, çka do të thoshte se ose fshati duhej shkatërruar ose djegur. Kam patur raste që një polic një shqiptari i preu kokën dhe ia zieu për disa ditë për të nxjerrë tre dhëmbë të artë nga ajo kokë. Ka ndodhur në Rahovec. E tregoj, sepse më përndjek dhe duhet ta them që ta kem më të lehtë. Pasi e zieu për tre ditë, e mori kokën në shtëpi dhe e bëri llampë tavoline. Ky është tmerr. Unë nuk e dija çfarë po ziente, mendoja se po përgatiste drekën. Më vonë kur u kthyem përsëri, ai të njëjtën gjë bëri edhe me kokën e një femre, e bëri llampë tavoline. Në shtëpi donte të kishte dy koka. Ai të kishte kokën e mashkullit si llambë dhe gruaja e tij të femrës. Pas disa vitesh, pas të gjithë këtyre ngjarjeve dëgjova se ka përfunduar në çmendinë, pasi një njeri normal nuk do të mund ta bënte atë që bëri ai”, rrëfen Jovanoviç. Shisnin mishin e kafshëve të egra shqiptarëve të Prizrenit. E vrisnin dikë edhe për qejf, nëse ai nuk kishte para. Gjithçka që u shihte syri në terren e grabisninNë 1998- 1999 janë dëbuar 700- 800 mije shqiptare nga Kosova