Greqi, lirohen gardianët që torturuan për vdekje në burg Ilia Karelin

Gjashtë gardianët që mbaheshin në burg pasi torturuan për vdekje të burgosurin shqiptar, Ilia Kareli janë liruar me kusht.Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Selanik dhe gjashtë gardianët e burgosur në Prillin e vitit të kaluar janë lënë të lirë me kusht që të mos largohen nga Greqia, por të paraqiten në stacionin e policisë në vendin ku ata jetojnë dhe një garanci prej 3 mijë eurosh.Torturimi dhe vrasja e Ilia Karelit në burgun e Serresit në Greqi ndodhi rreth një vit më parë, ku pamjet e kamerave të burgut tregonin dhunën e  ushtruar ndaj të burgosurit shqiptar, i cili gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.Gjithsej ishin 15 gardianët e akuzuar. Gjashtë prej tyre u hetuan në gjendje të lirë në Marsin e vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër u arrestua.Në dhunën ndaj 42-vjeçarit shqiptar është përfshirë edhe vetë drejtori i burgut të Nigritas. Pamjet tregonin qartë se drejtori ka qenë në dhomën frigorifer, ku janë ushtruar torturat që i shkaktuan vdekjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit).Ilia Kareli, që në Shqipëri njihej si Kudret Kume pasi ka vrarë një roje të burgut ë Amfisas humbi jetën si rezultat i dhunës së shtruar ndaj tij nga rojet e tjerë të këtij burgu, dhe më pas prej rojeve të burgut të Nigritas, ku u transferua menjëherë pas vrasjes.