Policia në banesë, Doshi poston në fb: Jam në shtëpi. S'më vranë dot, duan të më burgosin

Ndërkohë që policia ndodhet në banesën e Tom Doshit për ta arrestuar, nga shtëpia e tij deputeti shkodran shkruan në FB (Ora 17:00, 26 mars 2015) se ndodhet në banesë dhe po pret përballjen me Prokurorinë në Gjykatë. Doshi shkruan se nuk më vranë dot dhe tani duan të më burgosin politikisht.Tom Doshi në FB: Jam I bindur qe pas seances degjimore te bere dje ne Keshillin e Mnadateve te Kuvendit, nuk ka mbetur askush qe nuk e kupton pozicionin tim perballe se vertetes. Kam thene te verteten per porosine e vrasjes ndaj meje nga Kryetari I Kuvendit. Nuk me vrane dot, dhe tani po perpiqen te me burgosin politikisht.Jam ne shtepine time duke pritur perballjen me Prokurorine ne Gjykate. Kam qene gjithe kohen ne dispozicion te hetimit, dhe do jem gjithmone ne dispozicion te hetimit. Nuk do largohem kurre nga Shqiperia deri sa te zbardhet cdo prove e historis se vrasjes. Do te jem ketu ne dispozicion te drejtesise dhe perball popullit per ta cuar kete beteje deri ne fund.Asnje veprim I Prokurorise nuk me habit. Nuk u habita kur dje perfaqesuesit e Prokurorise deklaruan ne Keshillin e Mandateve se nuk ka akuze ndaj meje, se nuk jane bere hetime ndaj meje, por se ka vetem nje rregjistrim te ceshtjes ne regjistrat e Prokurorise se Pergjithshme.Provat qe nuk u pranuan te administrohen, shpejt do ballafaqohen ne Gjykate dhe e verteta do te dale.Ju faleminderit per mbeshtetjen dhe mesazhet qe me dergoni.tom doshi