Dita Kombëtare e Greqisë, Ambasadori grek premton mbështetje për Shqipërinë

194 vite me parë Greqia u shpall vend i lirë. Dita kombëtare Helene është festuar edhe në Tiranë. Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Greqisë merrnin pjesë krerët më të lartë të shtëtit, politikanë, ambasadorë, trupë diplomatike si dhe Konsulli i Nderit të Meksikës z. Ylli Ndroqi.

Ambasadori grek garantoi se Athina zyrtare është dhe do të vijojë të jetë mbështetëse e Shqipërise  në rrugën e saj europiane, ndërsa inkurajon vazhdimin e reformave, duke theksuar se nuk janë thjesht kritere por program për zhvillimin e vendit.

Leonidas Rokanas: “Marrëdhenie të thella dhe të forta kanë ekzistuar jo vetem midis Shqipërise e Greqisë por edhe midis 2 popujve për mijra vjet. Kjo marrëdhenie është jetësore, e vecante dhe e domosdoshme. Por gjatë muajve të fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar edhe për më mire, duke pasur vizita reciproke dhe një zhvillim me te mire te bashkepunimit tone.

Një çështje e rëndësishme në lidhje me vendet tona është e ardhmja e Shqipërisë në BE. Ne duam të falenderojmë Shqipërinë për progresin e bërë drejt Bashkimit Evropian dhe gjithashtu inkurajojmë të vazhdoni reformat, sepse e ardhmja e Shqipërisë në BE do të jetë me përfitim për të gjithë, kështu që sa më shpejt të ndodhe aq më mire do te jetë. “

Duke folur  për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë  ambasadori grek garantoi se ato rriten të forta dhe kjo tregohet me investimet që Greqia ka bërë në Shqipëri, vitet e fundit, pavarësisht krizës ka përfunduar ai.