Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, iu kontrollohen edhe banesat

Ka qenë ky moment kur procesverbali me vendimin e Parlamentit i hapi dritën jeshile Prokurorisë t'i kërkonte policisë ekzekutimin e arrestit dhe kontrollit të banesave të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.Forca të policisë kanë shkuar fillimisht në një nga bizneset familjare të deputetit Frroku në zonën e Kombinatit. Siç e shihni në këto pamje ky është edhe arrestimi i Frrokut, ndërsa  avokatët e kanë ndjekur veprimet e policisë ndërkohë që kalimtarët kanë qëndruar indiferent ndaj makinave të policisë.Sipas burimeve nga avokati Gjokutaj deputeti Frroku ka kërkuar të jetë i pranishëm gjatë kontrollit që policia i bëri banesës së tij, i cili ka zgjatur për më shumë se 2 orë.Avokati i Frrokut, Genc Gjokutaj: “Është e paprecedente, veta akuza ështe është nga ato akuza që arresti as është aplikuar dhe as nuk është parashikuar nga ligji.”Avokati i Frrokut Saimir Vishaj: “Ne do ta cojmë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është në kopetencë të Prokurorisë së Përgjithshme t’i kërkojë parlamentit arrestim sepse nuk jemi në kushtet e flagrancës, gjithashtu në këtë kërkesë bëhej fjalë për heqje të lirisë, gjë që ne në vë në pikëpyetje që menjëherë pas vendimit që do jepte parlamenti, Prokuroria do të nxirrte urdhërin e ndalimit. Ky urdhër parashikuar në nenin përkatës të procedurës penale për vepra penale të parashikuara nga neni 305 a, i Kodit Penal që parashikon një marzh dënimi nga gjobë deri në një vit është e turpshme dhe fatkeqësi.”Rreth orës 16:00 policia mbërrin edhe në shtëpinë e Tom Doshit. Fillimisht policia ka pritur në rezistencën e deputetit, i cili nuk ka pranuar hyrjen e policisë në banesën e tij pa praninë e avokatit.Me të mbërritur avokati Meçe policia ka filluar kontrollin dhe rreth orës 17:00. Tom Doshi shkruan në faqen e facebook se po priste përballjen me prokurorinë në gjykatë.Pas kontrollit të forcave të policisë 2 makina të policisë dhe disa makina civile kanë dalë nga dyert e shtëpisë së Doshit për të mbërritur në drejtorinë e policisë së TiranësPër Ora News avokati i Doshit e quajti arrestimin të paligjshëm dhe se që nesër do t'i drejtohet gjykatës së Lartë për të kërkuar lirimin e menjëhershëm.Avokati i Tom Doshit, Vladimir Meçe: Ne do bëjmë një kerkese ne gjyakten e Lartë, pasi e kondiserojme urdherin e paligjshëm. Urdhëri i ndalimit merret vetëm kur personi mund të ikë, të shmanget. Tom Doshi ka dy javë që shoqërohet ditë e natë nga një hamer i policisë. Edhe sot ai i ka qëndruar besnik deklaratave se është në dispozicion të hetimit. Policia vec ekzekutimit ka bërë edhe një kontroll banese dhe ju konfirmoj se nga kontrolli nuk është gjetur asgje e paligjshmeVëtë Doshi dhe Frroku pas votimit pro arrestimit në Kuvend ishin shprehur se nuk kanë besim te prokuroriaTani deputetët janë në duart e drejtësisë dhe vendimit që do të marrë Gjykata e Lartë mbi masën e ndalimit të tyre.Ja si ndodhi ngjarja minutë pas minutiOra 20:24 Familjarët i dërgojnë Doshit ushqime dhe veshëmbathjeOra 19:45 Policia e Tiranës konfirmon arrestimin nëpërmjet një komunikate per mediatPolicia e Tiranës ka konfirmuar arrestimin e dy deputetëve nëpërmjet një komunikate për mediat, ku ndër të tjera theksohet se është ekzekutuar Urdhër-ndalimet për shtetasit Tom  Doshi, 49 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, si edhe Mark Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.policiaOra 19:00 Avokatët e Frrokut: Arrestimi është një turp për ProkurorinëEdhe avokatët e Mark Frrokut pasi dolën nga Drejtoria e Policisë në një deklaratë për mediat e quajtën arrestimin e paligjigjshëm dhe si një turp të Prokurorisë. Në lidhje me vendimin e Parlamentit, njëri prej avokatëve tha se do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.16:35 Avokatët e Tom Doshi: Në banesë nuk i është gjetur asgjë e paligjshmePasi dolën nga Drejtoria e Policisë dy avokatët e deputetit Tom Doshi, Vladimir Meçe dhe Ferdi Muçaj njëzeri thanë për medit se arrestimi eshte kundër ligjit. Ata thanë se në banesë nuk i është gjetur asgjë e kundraligjshme, ndërsa ritheksuan se nesër do të kërkojnë lirim.Avokatate e Tom Doshit: Në fakt nuk është pyetur vetëm sa janë bërë procedurat e ndalimit, me shumë korrektesë nga policia. Jemi në pritje të komunikimit të akuzave. Brenda 48 orëve duhet të paraqitet kërkesa në gjykatë.Urdhëri është i paligjshëm, urdhëri i ndalimit merret vetëm kur personi mund të ikë, të shmanget. Tom Doshi ka dy javë që shoqërohet ditë e natë nga një hamer i policisë. Edhe sot ai i ka qëndruar besnik deklaratave se është në dispozicion të hetimit.Policia vec ekzekutimit ka bërë edhe një kontroll banese dhe ju konfirmoj se nga kontrolli nuk është gjetur asgje e paligjshme.Ora 17: 45 Avokati Meçe: Arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm, do kërkojmë lirim të DoshitVladimir Meçe: "Në shtëpinë e zotit Doshit janë paraqitur forcat e policisë me një udhër ndalimi. Urdhëri përbën një shkelje të rëndë kushtetuese dhe një tejkalim të rregullave të parlamentit shqiptar. Arrestimi në rastin e lejimit nga ana e parlamentiti është dhe mund të bëhet vetëm nëpërmjet vendimit të Gjykatës së Lartë.Është zhvilluar kontroll në banesën e Doshit, kontrolli ka qenë pa urdhër dhe pa vendim të gjykatës.Ne do të reagojmë nesër për tju drejtuar Gjykartës për të liruar deputetin pasi ndodhemi në një kusht shumë të rëndë, vetëm vendimi i Gjykatës së Lartë e arrsëton deputetin.Procedura e ndjekur nga Prokurori i Përgjithshëm është në kundërshtim me ligjin. Me vendimin që ka marrë parlamenti i ka dhënë fund parlamentarizmit."Ora 17:35 Tom Doshi mbërrin në Policinë e TiranësOra 17: 19 Arrestohet Tom DoshiMakinat e policisë ekzekutuan urdhërndalimin. Makina e  Tom Doshit e shoqëruar nga makinat e tjerë të policisë u nisën drejt Drejtorisë së Policisë së TiranësOra 17:00  Tom Doshi: Jam  në shtëpinë time duke pritur perballjen me Prokurorine ne Gjykate.Tom Doshi poston ne facebook ferererNdërkohë forcat e policisë vijojnë të jenë në banesën e Tom Doshit.Ora 16:30  Arrestohet Mark Frroku[caption id="attachment_484822" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Momenti i arrestimit të Mark Frrokut Në foto: Momenti i arrestimit të Mark Frrokut[/caption]Burime nga Ora News bëjnë me dije se deputeti Frroku u arrestuar në lagjen kombinat në orën 16: 30 minuta, në ambientet e biznesit të tij në kombinat.Arrestimi është kryer vetëm pak orë përmes votimit të fshehtë, Kuvendi i Shqipërisë i hapi sot (26 mars 2015) udhë arrestimit të deputetëve të qarkut të Shkodrës Tom Doshi dhe Mark Frroku por dhe kontrollit të banesave të tyre.Shumica dhe deputetja e PD-së Mesila Doda votuan në bllok me 80 vota autorizimin e Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e Tom Doshit dhe me 79 vota pro dhe vetëm 1 abstenim të Mark Frrokut. Votimi ishte i fshehtë.[caption id="attachment_484811" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Momenti i arrestimit të Mark Frrokut Në foto: Momenti i arrestimit të Mark Frrokut[/caption][caption id="attachment_484748" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Makina ku u shoqërua Mark Frroku për në Policinë e Tiranës Në foto: Makina me të cilën u shoqërua Mark Frroku për në Policinë e Tiranës[/caption][caption id="attachment_484747" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Makina ku u shoqërua Mark Frroku për në Policinë e Tiranës Në foto: Makina me të cilën u shoqërua Mark Frroku për në Policinë e Tiranës[/caption]Ora 16: 28 Avokati i Doshit: Udhërndalimi është arbitrar, Braho-Meta kanë shpifur ndaj klientit [caption id="attachment_484716" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Makina e Tom Doshit shoqërohet nga policia Në foto: Makina me të cilën u shoqërua Tom Doshi për në Policinë e Tiranës[/caption][caption id="attachment_484715" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Makina e Tom Doshit shoqërohet nga policia Në foto: Makina me të cilën u shoqërua Tom Doshi për në Policinë e Tiranës[/caption][caption id="attachment_484696" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Policia në banesën e Tom Doshit Në foto: Policia në banesën e Tom Doshit[/caption][caption id="attachment_484679" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Momenti i votimit sot në Kuvend për autorizimin e prokurorisë Në foto: Momenti i votimit sot në Kuvend për autorizimin e prokurorisë[/caption]vijon