Berat mungojnë koshat, janë vjedhur për skrap, plehrat në rrugë

Berat-Në qytetin e mbrojtur nga UNESO është e vështirë të gjesh përgjatë rrugës një kosh për të grumbulluar mbeturinat.Me përjashtim të pedonales së re, në të gjithë rrugët e tjera në mungesë të koshave, plehrat përfundojnë nëpër rrugë dhe në breg të lumit.Vite më parë koshat e vegjël u vodhën dhe u shitën për skrap dhe që atëherë askush nuk është kujtuar për t'i rivënë.Me ardhjen e stinës së pranverës, Berati mbipopullohet nga turistë, kryesisht të huaj që duan të njohin historinë, kulturën dhe traditat qindra vjeçare të qytetit të një mbi një dritareve.