Avokati i Doshit: Arrestimi dhe kontrolli në banesë i paligjshëm, do kërkojmë lirim

Vetëm një orë pas arrestimit të dy deputetëve, Doshi dhe Frroku, (pasditen e 26 marsit 2015)  avokati i deputetit shkodran Vladimir Meçe në një intervistë për Ora News tha se urdhërndalimi për deputetin dhe kontrolli në banesë, janë të paligjshme.Meçe tha se ditën e nesërme do t’i drejtohet Gjykatës për lirim të klientiti të tij.Vladimir Meçe: "Në shtëpinë e zotit Doshit janë paraqitur policë me një udhër ndalimi të prokurorit të përgjithshëm për deputetin Tom Doshi.Vetë urdhëri përbën një shkelje të rëndë kushtetuese dhe një tejkalim të kompetencave të parlamentit shqiptar.Parlamenti i ka dhënë autorizimin prokurorisë të vijojë me arrestimin dhe më pas kontrollin personal të banesës.Arrestimi në rastin e lejimit nga ana e parlamentit është dhe mund të bëhet vetëm nëpërmjet vendimit të Gjykatës së Lartë.Prokurori i Përgjithshëm nuk ka pasur të drejtë sepse edhe vetë Parlamenti nuk e ka autorizuar të nxjerrë një urdhër ndalimi dhe ti kufizojë lirinë zotit Doshi.Është zhvilluar kontroll në banesën e Doshit, nuk është gjetur ndonjë gjë e kundra ligjshme.  Kontrolli ka qenë pa urdhër të prokurorit dhe pa vendim të gjykatës. Kontrolli i banesës ështëNe do të reagojmë nesër për tju drejtuar Gjykatës së Lartë për të urdhëruar menjëhershëm lirimin e deputetit pasi ndodhemi në një shkelje shumë të rëndë. Vetëm me një vendim të Gjykatës së Lartë  arreston deputetin.Parlamenti i ka dhënë leje të procedojë me arrestimin dhe kontrollin personal te deputetit  por jo leje të kryejë veprime të tjera.Arrestimi duhej të bëhej pas një kërkese të motivuar të Prokurorisë së Përgjithshme në Gjykatën e Lartë, ku do debatoheshin provat që disponon. Urdhri i ndalimit është në tejkalim të kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm. Unë mund të rikonfirmoj se e gjithë procedura e ndjekur nga prokurori i Përgjithshëm është në kundërshtim me ligjin.  Po ashtu dhe vendimi që ka marrë parlamenti i ka dhënë fund parlamentarizmit."