Kallëzohet ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, akreditoi një universitet jashtë ligjit
Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një padi ndaj ish ministrit të Arismit Myqerem Tafaj. Ministria e Arsimit e akuzon Tafajn se ka bërë dhurim prone në favor të një universiteti privat dhe më pas e ka akredituar atë në kundërshtim me ligjin.Për ish ministrin Myqerem Tafaj ka një kallëzim penal nga ministria e Arsimit për shpërdorim detyre. Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca dorëzoi padinë në prokurorinë e Tiranës dhe tha se akuzat për z.Tafaj qëndojnë për dhurim prone në favor të një universiteti privat dhe më pas akreditimin e tij në kundravjtje ligjore.Plarent Ndreca: “Të paktën për veprën penalë të shpërdorimit të detyrës. Janë dy raste që janë konstatuar nga Ministria e Arsimit që kanë të bëjnë me dhurim të një pronë një subjekti privat dhe marrje leje nga një subject privat i IAL në kundërshtim me ligjin pas refuzimit që i ka bërë këshilli i akreditimit”Ky subject për të cilën akuzon ministrja e arsimit është mbyllur gjatë aksionit të qeverisë për universitetet private bërë verën e kaluar. Këto universitete sipas ministrisë janë licensuar dhe akredituar në mënyrë të paligjshem.