Komisioneri Hanh viziton Muzen Historik Kombëtar

Në vizitën e tij të parë në tokën shqiptare komisioneri për zgjerimin Johanes Hanh ka zgjedhur të njohë shqiptarët nga  brendësia e Muzeut Historik Kombëtar.Ndërsa kishte planifikuar vetëm 10 minuta një kalim të shpejtë, pavionet e historisë shqiptare e kanë mbajtur të mbërthyer për më shumë se 60 minuta. Këtë e konfirmoi vetë drejtori i muzeut Melsi Labi i cili tregoi edhe periudhat historike të cilat tërhoqën më shumë vëmendjen e zyrtarit të lartë:Drejtori I Melsi Labi rrëfen se nga bashkënbisedimi me Komisionerin për zgjerimin Hanh u la e hapur mundësia e bashkëpunimit të Muzeut Historik Kombëtar me ato të vendeve të ndryshme të Europës në një të ardhsmë të afërt.