LSI me të rinjtë, Kryemadhi në Lezhë: Të angazhohemi për fitoren

Lëvizja Socialiste për Integrim në Lezhë e ka përqendruar fushatën për zgjedhjet e qershorit tek të rinjtë.Deputetja Monika Kryemadhi e shoqëruar edhe nga Kryebashkiaku Viktor Tushaj, u kërkuan një angazhim më të madh në këtë fushatë elektorale.Monika Kryemadhi: “Ka ardhur koha që sot këto para ti kenë vetë për rrugët e tyre, për shkollat e tyre, për kopshtet e tyre, për çerdhet e tyre sepse kjo është e nevojshme. Ne paguajmë taksa në qytetin tonë, për qytetin tonë. Ne nuk paguajmë taksat që të paguajnë borxhet që marrin qeveritarët për të bërë aferat e tyre”Kandidati i së majtës për Bashkinë e Lezhës do t'i përkas Lëvizjes Socialiste për Integrim që pritet të rikandidojë për një mandat të tretë kreun aktual të Bashkisë Viktor Tushaj.