Elbasan, asgjësohen 2.5 ton patatina nga Kosova, ishin të skaduara

Të paktën 2.5 ton patatina prodhim dhe import kosovar, u asgjesuan përmes djegies në qytetin e Elbasanit. Aksioni i AKU, erdhi pas konstatimit të kalimit të datës së skadencës së këtij produkti.Elbasan- Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka asgjësuar rreth 2.5 ton patatina, të cilave ndonëse u kishte kaluar data e skadencës, vazhdonin ende të tregtoheshin në dyqane dhe supermarkete.Vlera e patatinave të djegura kap shumën e 8 mln lekëve të vjetra.Sipas AKU, aksioni është në vazhdën e sigurimit të cilësisë ushqimore për konsumatorët.Patatinat e asgjësuara përmes djegies ishin prodhuar dhe importuar nga Kosova.