Shpërthim në zyrat e një reviste në Stamboll, 1 i vdekur 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2015, 17:18
Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një shpërthimi ndodhur në zyrat e një reviste në Stamboll. Viktima raportohet të jetë një prej gazetarëve të revistës.Dyshimet e para janë për një sulm me bombë, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritetet. E përmuajshmja "Admilar" publikohet nga simpatizantët e grupimit islamik "Kalorësit Lindorë", të cilët mbështesin vendosjen e ligjeve islamike në Turqi dhe e quajnë të paligjshme qeverinë sekulariste.Ky grupim ka kryer disa akte terroriste në Turqi, si sulmi ndaj turistëve hebrenj dhe britanikë në vitin 2003 kur kanë mbetur të vrarë 57 vetë.