Kopshti Zoologjik, Bashkia-Ramës: Demin me kalin i vure në bashkëjetesë si krimin me pushtetin

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me deklarën e kryeministrit Rama për Kopshtin Zoologjik, sipas te cilit demi nuk do te kishte sulmuar ashtu kalin nese kryebashkiak nuk do te ishte Lulzim Basha.Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e gjen të pavend konstatimin e ish-Kryebashkiakut sot Kryeministër, që sipas saj para 6 vitesh vuri të bashkëjetojnë demin me kalin, si sot krimin me pushtetin.“Kryetari i kopshtit të krimit, ky kryeministër mashtrues që para 6 vitesh i vuri të bashkëjetojnë demin me kalin, si sot krimin me pushtetin guxon të flasë sot dhe për kopshtin zoologjik. 11 vjet nuk investoi asnjë lek, vetëm e betonizoi siç betonizoi çdo hapësirë në kryeqytet. Kryeministri më i paaftë i historisë së Shqipërisë dhe mashtruesi më i madh do të mbahet mend vetëm për kriminalizimin e administratës, policisë dhe parlamentit dhe bllokimit të punëve të kryeqytetit”.Nga foltorja e Kuvendit, shefi i qeverisë e krahasoi sjelljen e opozitës në seancat plenare të ngjashme me atë të demit ndaj kalit në Kopshtin Zoologjik. Ironinë nuk e kurseu edhe për kryebashkiakun Basha.“Nuk mund të përdorim mandatin tonë për tu zhgarravitur me njëri-tjetrin, njësoj si ato qëniet e lëna pas dore atje në Kopshtin Zoologjik. Mos harrojmë që edhe ai demi në Kopshtin Zoologjik nuk do sillej si këta nëse njëri nga këta nuk do të ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”.