Deputeti gjerman: S'është koha e dorëheqjeve por të hetohen akuzat

Vijojnë deklaratat dhe kundër deklaratat e ndërkombëtarëve përsa i përket çështjes Doshi.Këtë herë ka qënë zëvendëskryetari i komisionit parlamentar gjerman për çështjet europiane dhe anëtari i komisionit të jashtëm, Dietmar Nietan i cili ka dalë kundër kërkesës së PD për dorëheqjen e Ilir Metës.Në një intervistë për DW Nietan deklaron se ka nevojë urgjente të ndryshimit të kulturës politike në Shqipëri.Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar gjerman për çështjet europiane dhe anëtari i komisionit të jashtëm deklaron se është koha për hetim të akuzave dhe jo për kërkesa dorëheqjeje."Eshtë në fuqi pafajësia sa kohë nuk janë provuar akuzat dhe nuk mundet që një akuzë e strukturuar aq mirë të bëjë që një politikan të dorëzojë postin.  Nuk duhet bërë fjalë për dorëheqje, por për zbardhje të së vërtetës. Prandaj dua ta them në këtë pikë shumë qartë: Mua më habit fakti që përfaqësues të Partisë Demokratike tani arrijnë të dallojnë se me gjasë ka gjëra të dyshimta që lidhen me Metën, por kur partia e Ilir Metës u ndihmoi të vinin në pushtet këto gjëra nuk ju interesonin"Zyrtari gjerman deklaron se partitë nuk janë të gatshmë për të realizuar dekriminalizimin e parlamentit."Kjo natyrisht është shumë shqetësuese, por unë dua të shoh fakte, dua që prokurorë të pavarur të kryejnë hetime që të bëjnë publike rezultatet e tyre dhe të ketë transparence. Përshtypja ime është se për këtë partitë nuk janë të gatshme. Socialistët më thonë se sa kriminelë janë ata të Berishës, demokratët se sa kriminelë janë socialistët apo partia e Metës. Sa kohë që gishti ngrihet vetëm kundër tjetrit, dhe nuk sqarohen të gjitha akuzat, nuk do të ketë sukses."Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar gjerman për çështjet europiane dhe anëtari i komisionit të jashtëm, Dietmar Nietan flet për nevojën urgjente të ndryshimit të kulturës politike në Shqipëri.Marre nga DW/Oranews.tv/