Obama presion Netanjahut për Palestinën
Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka bërë të qartë kryeministrit të rizgjedhur izraelit, Benjamin Netanjahu, se Uashingtoni do të rivlerësojë marrëdhëniet diplomatike mes vendeve, pasi Netanjahu tha në fjalimin e fundit para zgjedhjeve se gjatë kohës së tij në pushtet nuk do të formohej asnjë shtet palestinez.Reagimi i Shtëpisë së Bardhë erdhi pavarësisht faktit që Natanjahu u duk sikur u tërhoq nga premtimi parazgjedhor gjatë një intervistë televizive për rrjetin amerikan NBC, ku tha se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara duhet të këshilloheshin me njëra-tjetrën si vende aleate.Sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Xhosh Wrnest, tha se zgjidhja për paqe, e cila ishte diskutuar edhe me Izraelin, përfshinte krjimin e shtetit të Palesintës dhe ekzistencën e dy shteteve në atë rajon."Jo më larg se dhjetori i vitit të kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së nënshkroi një akt të partneritetit strategjik me Izraelin ku zgjidhja me krijimin e dy shteteve shihej si objektivi i përbashkët. Prandaj, duke parë komentet e kryeministrit, na duhet të rivlerësojmë rrugën tonë përpara".Netanjahu zemëroi Obamën me fjalimin e mbajtur para Kongresit amerikan dy javë më parë, ku kritikoi planin amerikan për marrëveshjen bërthamore me Iranin.Kjo mund të sjellë që Shtetet e Bashkuara, edhe pse kanë qenë gjithmonë aleati më i madh i Izraelit në OKB, mund të mos dalin më si mburojë ndaj presionin për të penguar votimin e rezolutës që do të njihte Palesintën si shtet.