Bushati dhe Tahiri apel nga Austria për bashkim kundër terrorizmit
Ministri i Brendshëm Tahiri dhe Ministri i Jashtëm Bushati kanë marrë pjesë në konferencën e Ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të Ballkanit dhe BE që u mbajt në Vjenë të Austrisë.Takimi ku u diskutua për luftën kundër korrupsionit, u drejtua nga Komisioneri për Sigurinë në BE, Avramopulos.Ministri Tahiri së bashku me Avramopulos, Ministri i brendshëm austriak dhe Ministri i Jashtem serb Daçiç dhanë një konferencë për shtyp, ku u theksua nevoja e bashkëpunimit rajonal në këtë drejtim.Tahiri tha se Shqipëria luan një rol kryesor në rajon falë edhe harmonisë shembullore fetare.Tahiri tha se vendi ynë ka bërë hapa para në luftën kundër terrorizmit, duke ngritur edhe grupe hetimore të përbashkëta me Italinë e Kosovën, ndërsa u shpreh i hapur për bashkëpunimin edhe me vendet e tjera të rajonit.