Në përvjetorin e aneksimit të Krimesë, Putini merr Osetinë e Jugut

Edhe pse ka pranuar dëmin e shkaktuar nga sanksionet e Perëndimit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka festuar me mijëra mbështetës në Kremlin përvjetorin e parë të marrjes nën kontroll të Krimesë, të cilën e ka quajtur pjesë historike të kombit rus.Dhe si për të treguar se nuk e çon nëpërmend zmbrapsjen, Putini nënshkroi po të mërkurën një marrëveshje partneriteti që anekson totalisht krahinën gjeorgjiane të Osetisë së Jugut, që kontrollohet nga separatistët pro rusë.Ai fajësoi revolucionin e vitit 2014 në Kiev për pasojat e rënda të krizës njëvjeçare dhe shtoi se shpresonte që marrëdhëniet me Ukrainën të riktheheshin shpejt në normalitet, edhe pse akuzat se ai po ndihmon separatistët në lindje të vendit vazhdojnë.Pas nënshkrimit të traktaktatit të aleancës dhe integrimit me liderin rebel të Osetisë së Jugut, Leonid Tibilov, krahina bëhet praktikisht pjesë integrale e Federatës Ruse."Jam i bindur që zbatimi i këtij traktati për partneritet dhe integrim do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet tona dhe pa dyshim do t'i çojë në një nivel më të lartë dhe më cilësor".Rusia dhe Gjeorgjia zhvilluan një luftë në vitin 2008 kur Osetia e Jugut dhe Abkhazia, që nënshkroi një marrëveshje të ngjashme vitin e kaluar, u shpallën shtete të pavarur, të njohur vetëm nga Rusia.Gjeorgjia e quajti këtë marrëveshje një shkelje të hapur ndaj ligjeve ndërkombëtare dhe parimeve bazike të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa NATO e quajti një aneksim "de facto" të krahinës nga Rusia dhe dhunim të sovranitetit të Gjeorgjisë.Shenjë e gjendjes së tensionuar mes Rusisë dhe Perëndimit ishte edhe njoftimi nga Lituania se tetë avionë luftarakë rusë janë kapur të mërkurën në ujrat ndërkombëtarë në detin balltik nga patrulla e NATO-s.Ushtria ruse po kryen stërvitje të mëdha ushtrarake, ku janë përffshirë në total 76 000 trupa në Arktik dhe gjithashtu në enklavën e Kaliningradit në kufi me Lituaninë.