Berat, edhe për dy muaj s'ka më vende të lira për varre të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2015, 11:57
Në varrezat publike të Beratit nuk ka më vende të lira. E gjithë hapsira pothuajse është shfrytëzuar tërësisht, dhe në më pak se dy muaj nuk do të ketë më vend për varre të reja.Në vitin 2012 bashkia e Beratit krijoi hapësira të lira, duke shfrytëzuar kodrën e qytetit, në vendin e quajtur "Suelas", por pas shfrytëzimit të terrenit nuk kanë mbetur më shumë se 60 vende të lira.Polizoi Tavanxhiu, punonjës i Mirëmbajtjes së varrezave publike: "Vetëm 60 vende ka. Maksimumi edhe dy muaj, pastaj nëse vetëm do i varrosim me të afërmit e tyre".Tashmë, problem përben edhe bllokimi i rrugës në anë të varrezave, pasi po zihet si pasojë e shfrytëzimit të vendeve për varre në kodër.