Izrael, Netanjahu fiton zgjedhjet, për herë të 4 kryeministër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2015, 09:06
Partia e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Likud, ka arritur fitore të papritur në zgjedhjet e përgjithshme.
Me gati të gjitha votat e numëruara, Likud ka siguruar 30 deputetë të parlamentit prej 120 vendesh.
Exit-pollet kanë treguar garë të ngushtë midis kësaj partie dhe Unionit Zionist, i cili ka fituar 24 vende.
Netanyahu tani do ta ketë relativisht lehtë për të formuar koalicionin qeveritar me aleatët e krahut të djathtë dhe ata fetarë.
Koalicioni do t’i japë Netanyahut mandatin e katërt si kryeministër.
Në ditën e fundit të fushatës, Netanyahu është zotuar se nuk do të lejojë krjimin e shtetit palestinez.