Siri, rrëzohet droni i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara

Media shtetërore e Sirisë SANA njoftoi se mbrojtja ajrore siriane ka rrëzuar një dron të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara, pranë qytetit Latakia.Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar vetëm rrëzimin e dronit Predator, por jo sulmin ndaj tij. Ata kanë thënë se janë duke bërë përpjekje për të përcaktuar se përse operatorët e dronit kanë humbur kontrollin e tij.Televizioni shtetëror sirian ka transmetuar pamje që, sipas tij,tregojnë mbetjet e mjetit të rrëzuar.Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që forcat siriane sulmojnë një dron të SHBA-së që prej kohës kur kanë nisur sulmet e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik.