Frankfurti në flakë, 85 agjentë të plagosur, 350 në pranga

Të paktën 85 agjentë janë plagosur, 7 makina policie janë djegur dhe 350 të arrestuar. Ky është bilanci provizor i përleshjeve të ndodhura në Frankfurt të Gjermanisë ku mijëra njerëz protestuar mbrëmjen e së martës, 17 mars, në mënyrë të dhunshme kundër ndërtimit të selisë së re së Bankës Qëndrore Europiane.Demonstruesit e lëvizjes Blockupy  paralizuan qendrën financiare të Gjermanisë, dhe më pas situata degjeneroi në përleshje mes policisë dhe protestuesve.1500 persona ndodheshin në rrugë kundër politikave shtrënguese të Bashkimit Europian dhe 3 mijë të tjerë ishin të lëvizjes Blockupy. Të gjithë së bashku fajësojnë insitucionin financiar për krizën që ka përfshirë vendet europiane, si Greqia apo edhe Spanja.Policia sigurisht u përgjigj. Forcat speciale përdorën pompa uji , spraj djegës dhe mjete të tjera për të parandaluar turmën të thyente dyer e dritare të bankës qëndrore europiane. Polica deklaroi se ka arrestuar disa persona, teksa martin somer, zëdhënës i lëvizjes Blockupy tha se qëllimi i bllokadës është parandalimi i operacioneve normale të bankës fajtore për krizën në Europë.Mesazhet e dhënë si parulla apo slogane ishin "humanizmi para kapitalizmit", apo "lufta nis këtu". Përvecse në terren, situata monitorohej edhe nga helikopterë të forcave policore.Protestat vijnë në kohën kur papunësia në Europë, sipas Eurostat ka arritur  në 12,2 për qind.