Pelegrinazhi në kishën e Laçit nisi sot dhe do vijojë 13 të marta radhazi
Këtë të martë nisi pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Për të arritur te Kisha, besimtarët ecin në këmbë për të prekur nga afër dhe përshkruar rrugën ku besohet se ka kaluar Shna Ndou.Pelegrinë të shumtë nga i gjithë vendi me përkatësi fetare të ndyshme kanë drejtuar lutje për qetësi, shëndet, e begati, pasi besojnë në mrekullitë e vendit të shenjtë.Shën Antoni që e njohim si "Shna Ndou" lindi me 15 gusht të 1195 në Portugali. Në moshën 15-vjeçare u bë pjesë e Urdhërit Agostinian, ndërsa në moshën 25-vjeçare u bë Françeskan.Natën e 12 qershorit në Kishën e Laçit çdo vit mblidhen mbi 1 milion pelegrinë duke pritur datën 13, pasi Shën Antoni vdiq me 13 qershor 1235.Në vitin 1946 Padre Pio e ka renditur Shën Antonin mes doktorëve të Kishës Katolike dhe i ka dhënë titullin Doktor Evangjelik.