Rritja e taksave, Shefi i FMN-së në “Ekopolitikë”: Do shohim ecurinë në vijim
Diskutimet dhe analiza e takimit të fundit mes qeverisë shqiptare dhe FMN, ka mbajtur të pandryshueshëm paerashikimin e këtij të fundit për rritjen me 3% të ekonomisë për këtë vit.Shefi i misionit te FMN ne Shqiperi, Nadeem Ilahi, në një intervistë per emisionin “Ekopolitike”, inkurajoi qeverinë për realizimin e mbledhjes së të ardhurave fiskale.Në rast se rënia vijon, Ilahi paralajmëroi masa, por pa specifikuar nëse domosdoshmërisht mund të përkthehet në rritje taksash.“Siç e dini, brenda vitit jane disa objektiva per t'u permbushur. Nje prej tyre ka te beje me defiçitin. Do te shohim, nese keto objektiva nuk do te arrihen, do te merren disa masa. Por tani une e kam te veshtire ta them ne menyre hipotetike se cilat do te jene keto masa. Ne kete mision ne nuk e diskutuam me qeverine kete ceshtje, pasi nuk shohim si risk”.Për kreditë e këqija, Ilahi tha se FMN mbështet planin e qeverisë lidhur me pakësimin e kredive me probleme ndërsa shtoi se politika monetare duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike.I pyetur mbi akuzat e opozitës, se qeveria ka perdorur ne menyre abuzive letrat e kreditit ne fund te muajit dhjetor, Shefi i FMN-së tha:“Ne keshillojme qe shpenzimet publike te behen ne menyre te planifikuar, te perfshira ne ligjin e buxhetit dhe duke ndjekur procedurat e prokurimit, elemente keta te rendesishem. Sigurisht qe gjerat mund te behen ne menyra te ndryshme. Por e rendesishme eshte qe shpenzimet te behen ne menyre me te parashikueshme dhe kjo eshte keshilla jone”.Intervista e plotë:1.Si do ta vleresonit ecurine e te ardhurave, duke pasur parasysh se ne janar pati renie kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare?Ilahi: Vleresimi yne lidhet me situaten ne mbyllje te vitit qe shkoi dhe mund te themi qe ishte e kenaqshme ecuria e te ardhurave fiskale. Zera te ndryshme tatimore kane ecurine e tyre perkatese, disa ecin mire, disa keq. Por e pergjithshmja mund te themi se eshte e mire. Gjate vitit ka luhatje, nje ecuri me te mire ne nje muaj dhe nje ecuri me te keqe ne nje muaj tjeter. Por ne po e monitorojme nga afer kete situate dhe me kete qe shohim, nuk mund te themi qe ka nje risk qe e kercenon sistemin. Sigurisht ne te ardhmen duhet pare sesi do te zhvillohet. Ne, vleresimin e te ardhurave fiskale e mbeshtesim edhe ne analizen e elementeve te tjere. Nje prej tyre eshte sesi po zbatohen reformat lidhur me administrimin e te ardhurave fiskale nga administratat perkatese dhe ne kete fushe, mund te themi qe jemi te kenaqur. Une e permenda edhe me heret sot, zbatimin e reformes se sistemit informatik ne administraten e tatim taksave, reforme kjo qe çon ne nje administrim me te mire te ardhurave fiskale. E mbeshtetur te kjo, eshte vleresimi yne qe ecuria e te ardhurave fiskale te jete te pakten sipas planit.2. Nese renia e te ardhurave vazhdon, do te kete rritje te taksave? Parashikohet kjo ne marreveshjen me qeverine?Ilahi: Kjo do te jete pjese e monitorimit dhe shqyrtimit tone ne vijim. Do te shohim sesi do te jete ecuria ne kete fushe dhe nese do te jete nevoja, do te vendosim se cilat do te jene masat pershtatese ose korigjuese. Siç e dini, brenda vitit jane disa objektiva per t'u permbushur. Nje prej tyre ka te beje me defiçitin. Do te shohim, nese keto objektiva nuk do te arrihen, do te merren disa masa. Por tani une e kam te veshtire ta them ne menyre hipotetike se cilat do te jene keto masa. Ne kete mision ne nuk e diskutuam me qeverine kete ceshtje, pasi nuk shohim si risk. Por siç e dini, ne cdo tre muaj, ne bejme diskutime me qeverine per ecurine dhe masat qe duhen marre.3. Shqiperia po karakterizohet nga nje situate e acaruar politike. Si po ndikon kjo te ekonomia dhe a i qendroni parashikimit per rritje ekonomike 3% kete vit? Cilet jane vurimet qe do te financojne kete rritje?Ilahi: Klima politike nuk eshte se ndryshon shume nga e shkuara dhe ne nuk e perfshijne ne vleresimin tone. Ne shohim ecurine e ekonomise ne pergjithesi. Ne monitorojme disa tregues. Ka permiresim te klimes se besimit. Por ka shqetesime, qe lidhen me permbytjet qe ndodhen ne Shqiperi. Nje shqetesim tjeter ka te beje me situaten ne tregun e industrise se naftes. Keto mund te cojne ne ulje te investimeve. Nje faktor tjeter qe e marrim parashys eshte faktori i jashtem. Vazhdon te jete e dobet situata ne Evrope. Por ka edhe faktore qe jane pozitive. Çmimi i naftes ka rene ne Shqiperi dhe kjo çon ne rritje te konsumit. Ka rritje te besimit ne fushen e konsumit qe eshte pare nga vrojtimet e Bankes se Shqiperise dhe nga keto vrojtime, ne krijojme pershtypjet tona. Ka pasur rritje te kreditimit me rreth 4%. Te gjithe keta faktore na kane shtyre qe te bejne nje vleresim te normes se rritjes ekonomike me 3 %. Por do te kete misione te tjera qe perseri do te sjellin vleresime te reja ne varesi te situates dhe ne baze te kesaj, do te bejme vleresime te reja. Por ne kete mision, nuk pame ndonje faktor qe te ndikonte fort, si ne rritje apo ne ulje te rrirtjes ekonomike, ndaj ne e mbajtem 3%.4. Çfare parashikon strategjia per uljen e kredive me probleme?Ilahi: Problemi persa i perket kredive me probleme eshte me shume nje çeshtje e mjedisit te kreditimit. Shume veta, kredite me probleme i shohin si kercenim ndaj stabilitetit te sektorit financiar. Por ne Shqiperi nuk eshte ky problem, pasi bankat kane nje mbulim te mjaftueshem per risqet qe sjell rritja e kreidve me probleme. Kredite me probleme jane shqetesuese per mjedisin e kreditimit, pasi rritja e tyre do te thote se bankat kane ne librat e tyre kontabel nje sasi kredish problematike qe jane rritur dhe kjo i ben bankat qe te kene me pak deshire te japin kredi te tjera ne te ardhmen, te cilat ato mendojne se mund te kthehen ne kredi me probleme. Jemi ne nje periudhe kur sapo ka kaluar nje krize financiare, jemi ne dalje te saj dhe duhet te shohim se cilet jane faktoret qe e shkaktuan kete krize dhe per kete duhen marre masat perkatese. Por duhet pare nga e ardhmja, se cfare masash duhen marre per ta marre veten sa me shpejt nga kjo krize. Persa i perket mjedisi te kreditimit duhen pare dy ane te rendesishme: se pari eshte disiplina e pagimit ose e shlyerjes se kredive, per te pare sesi po shlyhen ato dhe sesi dund te shlyehen me mire nga kredimaresit. Se dyti, eshte disiplina e kreditoreve ose e atyre qe japin kredi, per te qene me te disiplinuar ne dhenien e kredive. Keta jane dy faktore qe duhen pare ne permiresimin e mjedisit te kreditimit.5. Opozita ka akuzuar qeverine se ka perdorur ne menyre abuzive letrat e kreditit ne fund te muajit dhjetor. Do te kete kjo ndikim te investimet kete vit dhe si e sheh kete çeshtje FMN?Ilahi: Ne shikojme paketen e pergjithshme te shpenzimeve publike dhe deficitin fiskal. Keto i shohim ne kategori te pergjithshme dhe nuk futemi ne zera te vecante te shpenzimeve publike. Ne keshillojme qe shpenzimet publike te behen ne menyre te planifikuar, te perfshira ne ligjin e buxhetit dhe duke ndjekur procedurat e prokurimit, elemente keta te rendesishem. Sigurisht qe gjerat mund te behen ne menyra te ndryshme. Por e rendesishme eshte qe shpenzimet te behen ne menyre me te parashikueshme dhe kjo eshte keshilla jone. Sigurisht ka dinamika te brendshme, te cilat i pengojne gjerat te shkojne sipas planit dhe fundi i vitit eshte nje prej ketyre situatave. Por ne pergjithesi, mund te themi se kjo nuk e prek vleresimin tone persa i perket permbushjes se objektivave ne kuader te programit qe kemi me qeverine. Pra, nuk e shohim si nje problem madhor.