Mbyllet votimi në Izrael, Netanjahu kokë më kokë me sionistët
Exit poll-et paraprake tregojnë se gara për pushtet në Izrael do të jetë një betejë e fortë mes Likud të Benjamin Natanjahut dhe sionistëve të Izak Hercog.Ky i fundit mendohet të ketë siguruar 28 vende në parlamentin izraelit, një më shumë se partia e Kryeministrit në detyrë. Por ka edhe sondazhe të tjerë që raportojnë se të dy partitë kanë siguruar nga 27 deputetë.Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 5.9 milionë votues, në zgjedhje kanë marrë pjesë vetëm 65.7% e tyre. Izraeli ka një sistem proporcional ku zgjedhësit votojnë për partinë dhe jo kandidatin e preferuar.Pas një fushate të ashpër, ku vetëm një ditë më parë, Netanjahu u bëri thirrje nacionalistëve që vota për të do të thoshte mosformim i shtetit të Palestinës, Kryeministri do të kërkojë që të bëjë koalicion me partitë e djathta për të ruajtur postin edhe në një mandat të katërt, pasi qendron në pushtet prej nëntë vitesh.Megjithatë, një fitore e Netanjahut do të thotë edhe vazhdimësi e një marrëdhënieje të tensionuar me aleatin më të madh të Izraelit, SHBA-në, të paktën deri sa Barak Obama të jetë President.