Tiranë, "bombë për shtetin", dy alarme false brenda dy orëve

 Dy alarme për bombë pranë dy shkollave në kryeqytet kanë alarmuar policinë e Tiranës në dy orare të ndryshme të paradites. Të dyja alarmet rezultuan false por ndërkohë është bërë shqetësuese fushata e alarmeve per bomba e nderrmarre ditet e fundit ne Tirane. Këta persona  nwse nuk kane probleme psiqike mund te kene axhende dhe interesa te tjera, qe bie ndesh me interesat e publikut shqiptar qe nuk e meriton te jetoje ne klime panikuTashmë është kthyer në një luftë nervash ndërmjet policisë dhe personava të cilët po mbajnë në ankth kryeqytetin për alarme false me bomë.Në harkun kohor të dy orëve efektivët blu janë njoftuar për dy bomba pranë dy shkollave të ndryshme të kryeqytetit.Alarmi i parë u dha rreth orës 8 : 30 minuta në zonën e Kombinatit në afërsi të shkollës 9-vjecare "Musine Kokalari", ndërsa alarmi i dytë për bomë është dhënë orës 10:45 në rrugën "Sami Frashëri", para shkollën "Petro Nini", ku u gjet një çantë e dyshimtë me mbishkrimin "bombë për shtetin".Forcat anti-esklploziv të policisë, rrethuan zonën dhe pas shpërthimit të komanduar në shkollën e mesme "Petronini Luarasi" brenda në çantë u gjet mbishkrimi, "bombë për shtetin", teksa në shkollën 9-vjeçare në kombinat nuk u ndoq i njëjti standard, duke e laguar pakon e dyshimtë me dorë nga efektivet e policisë.Policia dyshon se shënimi i gjetur brenda në çantë të jetë lënë nga një nxënës 15-vjeçar i shkollës së mesme "Petro Nini" , teksa gjeti një numër celulari që përket nxënësit në fjalë, të identifikuar dhe të shpallur në kërkim nga policia.Në të dyja rastet policia është njoftuar në sallën operative nga kalimtarë të rastit. Fenomeni i alarmëve për bomë është një trend i sidomos për nxënësit e shkollave, duke iu referuar rasteve të përsëritura së fundi dhe ashtu sikurse në alarmet e mëparshme, gjithçka rezultoi false. [caption id="attachment_480448" align="alignnone" width="640"]alarmi per bombe Në foto: Vendi ku u gjet pakoja e dyshimtë, 18 mars 2015[/caption][caption id="attachment_480449" align="alignnone" width="640"]shkolla musine kokalari Në foto: Shkolla "Musine Kokalari", aty ku u gjet pakoja e dyshimtë, 18 mars 2015[/caption][caption id="attachment_480461" align="alignnone" width="640"]bomba Në foto: Forcat e xhenios duke bërë verifikimet pranë pakos[/caption] vijon