Qëllojnë me armë në drejtim të policisë, FNSH e RENEA rikthehet në Lazarat. Didi: Ngjarje e rëndë por e shkëputur

Një përplasje me armë mes 4 personave në Lazarat dhe Policisë ka rikthyer tensionet në fshatin e Lazaratit. Drejtori i policisë Didi ka shkuar në mëngjes në Lazarat ku ka garantuar  se nuk do lejojë asnjë llojë tentative për ringjalljen e krimit.Prej mbrëmjes së djeshme në Lazarat rikthehen forcat RENEA, të FNSH-së dhe specialistë të antidrogës.Kjo pasi 4 lazaratas të cilët udhëtonin me një automjet kanë shtënë me armë në drejtim të policisë, pasi nuk i kanë  ndaluar patrullës. (ne foto: Makina e lazaratasve)Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen Lenxate mbrëmjen e së martës 17 mars 2015.Ora 11: 47 Artan Didi: Ngjarja e rende por e shkëputur. S'ka rrisk për rikthimin e kultivimit të kanabisitDrejtori i policisë së Shtetit në një deklaratë për median pasi doli nga rajoni i policisë së Gjirokastrës e cilësoi "ngjarjen të rëndë por të shkëputur".  Didi tha se forcat e policisë kanë nën kontroll fshatin dhe se nuk ekziston një rrisk i ripërsëritjes së kultivimit të kanabisit. "E kemi fshatin nën monitorim" tha Didi.Artan Didi: "Incidenti mbrëmë në Lazarat ishte tepër i rëndë por i lokalizuar. Ishte një mjet që u dyshua nga policia dhe në një moment të caktuar u hap zjarr ndaj makinës së policisë . Ndjekja vazhdoi derisa u braktis mjeti dhe personat u larguan. Kemi prova të rëndësishme në dorë për të identifikuar autorët. Plani i kontrollit ishte pjesë e kësaj ngjarje pas zbulimit të dokumenteve në makinë ndërtuam disa pista dhe bëmë kontrollin në banesat përkatëse.Është një ngjarje e shkëputur por i dhamë rëndësinë e duhur për të treguar se policia vazhdon me të njëjtin ritëm ndaj çdo tentative për të rikthyer fenomenet e vjetra kriminale dhe me të njëjtin presion apo metodë do të veprohet në të gjithë territorin.S'toletrojmë asnjë ngjarje sado e vogël të jetë në Lazarat apo në cdo zonë tjetër , por ajo që konstatoj me kënaqësi është se vetë banorët e Lazarat e kuptojnë dhe  kanë qenë shumë mirëkuptues dhe të distancuar.Jemi të vëmendshëm pasi është periudha e kultivimit ndërkohë ne jemi duke përgatitur planin e masave kundër kultivimit të bimëve narkotike i cili do të nisë zbatimin brenda  javës që vjen të nisë zbatimi i këtij plani"Ora 10: 35  Ne makinen e lazaratasve u gjet dhe feneline policie “Katër personat e armatosur udhëtonin me automjet Mitsubishi me targa fallco janë përplasur me armë me forcat e policisë të komisariatit të Gjirokastrës të cilët ishin duke patrulluar në lagjet e fshatit” informon policia e Gjirokastrës në orën 22:25Patrulla e policisë i ka dhënë shenjën të ndalojë por automjeti nuk ka ndaluar. Policia është vënë në ndjekje të tyre, kur personat që ndodheshin në automjet kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë. Më pas kanë braktisur mjetin dhe janë futur në brendësi të fshatit”  informon policia duke sqaruar se nuk ka të lënduar. Në ndihmë  të policisë kanë shkuar dhe forcat e FNSH-së.Në automjet tashmë të sekuestruar është gjetur një armë zjarri, një fenelinë policie, gëzhoja e prova të tjera material.Në afërsi të automjetit u gjet një automatik me fishek në gojë . “Në këto momente po krihen të gjitha lagjet e fshatit Lazarat  nga RENEA e FNSh  forcat e Drejtorisë Gjirokastër për kapjen e katër personave të cilët janë të identifikuar nga ana jonë.” Informon policia[metaslider id=480259] Raportimi i pareOra 09: 53 Gazetarja e Ora News Brikena Metaj duke iu referuar informacioneve nga Drejtoria e policisë e Gjirokastrës informon se rreth orës 21:00, patrulla policore është vënë në ndjekje të një makine tip Micubishi mbi fshatin Kordhoc  ku sipas informacioneve paraprake, udhëtonin persona të shpallur në kërkim.Personat në makinë kanë hapur zjarr në drejtim të policisë e cila ka vijuar ndjekjen e tyre.Duke parë se po ndiqeshin, personat kanë braktisur makinën dhe janë larguar në drejtim të paditur duke përfituar nga errësira.Pas kontrollit të ushtruar janë gjetur një armë kallashnikov, një celular dhe disa dokumente në makinë.Policia e Gjirokastrës informon se personat që kanë qëlluar janë identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërsa mbrëmë drejt Lazaratit ka udhëtuar vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.Sot drejt Lazarat kanë udhëtuar dhe FNSh dhe specialistë të antidrogës për të ushtruar kontrolle."Në Lazarat ka pasur shtim të forcave të FNSH-së dhe një grup I RENEA-s. Ata po bëjnë krehjen e zonës jo në të gjithë fshatin por në ato vende ku mendohet se janë fshehur personat  që kanë qëlluar” informon gazetarja e Ora News.Forcat e policisë kanë qenë të stacionuara që prej qershorit të 2014 në Lazarat, menjëherë pas operacionit për pastrimin e Lazaratit nga harta e kanabisit.