Vlorë, Problematika e Hipotekave, Muho: Ka tituj pronësie të mbivendosur

 Vlorë-Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka një sërë problematikash siç është mbivendosja e titujve të pronësisë. Kështu është shprehur nga Vlora kreu I  I hipotekave te Shqiperise Ilirjan Muho.Ilirjan Muho: Ka tituj pronësie të cilët mbi vendosen me njëri-tjetrin, ka një numër të konsiderueshëm të kthimit e kompensimit të pronave të cilët u kanë kthyer ish-pronarëve, pronat e tyre, por  kanë njëkohësisht një numër të konsiderueshëm aktesh të marrjes së tokës në pronësi të lëshuara nga komuna dhe njësite  vendore të cilat krijojnë problem në pozicionimin në terren të këtyre titujve.Për kreun e hipotekave ky institucion e ka rritur performancën  pasi vetën në dy muajt e fundit janë kryer rreth 7000 shërbime për qytetarët.Ilirjan Muho: Zyrat vendore kanë përballuar një fluks te madh kwrkesash nga qytetarwt. Janë 42 mijë shërbime, por e njëjta situata vazhdon edhe gjatë 2 muajve të parë të këtij viti. Ka një rritje me 40 % nga viti i kaluarPor megjithe performancën në rritje të institucionint, për 18 specialistë të Zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë është marrë masë disiplinore pasi kanw zvarritur proceset, masw kjo e ardhur pas ankesave e verejtjeve nga portali per masa antikorrupsion.