Greqi, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, dërgonin sirianë në Europë
16 vetë janë arrestuar përmes disa operacioneve të policisë greke në bashkëpunim me Europolin, të akuzuar se ishin pjesë e një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore, kryesisht dërgimit të emigrantëve sirianë në Europë, prej të cilit kishin arritur të përfitonin deri në 8 milionë dollarë.Komisioneri europian për Emigracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos, tha se operacioni ishte i nevojshëm për të ritheksuar reagimin e unionit ndaj kriminelëve që transportojnë ilegalisht emigrantë në Europë përmes detit Mesdhe.Rob Ueinrajt, shefi i Europolit tha se autoritetet greke, të mbështetura edhe nga agjentët e institucionit që ai drejton, realizuan 20 operacione në të gjithë Greqinë, duke arrestuar 16 vetë të nënshtetësisë siriane, irakiane, egjiptiane dhe rumune.Gjithashtu ai raportoi se janë sekuestruar 280 pasaporta, dhjetra telefona celularë, kompjuter, makina dhe një shumë parashë me vlerë 64 000 euro.Sipas Ueinrajt, banda kriminale, në të cilën deri tani, fatmirësisht nuk figuron asnjë shqiptar, vetëm në vitin 2014 kishte arritur të transportonte 220 000 emigrantë në Europë, 180 000 më shumë se sa një vit më parë, duke marrë në këmbim rreth 9000 euro për person.Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i unionit, po harton politika të reja për emigracionin që pritet të hynë në fuqi në maj, me të cilat synohet që t'i vihet fre emigracionit masiv nga Lindja e Mesme dhe Afrika për shkak të konflikteve të armatosura atje.