Tiranë, Lirohet Leonat Gavelli. U rrëmbye mbrëmë te Liqeni Artificial

Në më pak se 12 orë pas rërmbimit është lënë i lirë Leonat Gavelli, i cili u rrëmbye mbrëmjen e djeshme pranë Liqenit Artificial në Tiranë.Burime nga policia e Tiranës bën me dije për Ora News se 43-vjecari Gavelli është paraqitur në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku edhe po meret në pyetje rreth asaj që ka ndodhur një natë më parë kur disa persona (mendohet tre) futën në mjetin tip BMW Gavetën dhe u larguan në drejtim të rrugës së Elbasanit.Policia pritet të japë më shumë detaje më vonë.Lajmi i lirimit mbërriti në redaksi në orën 08:49 minuta.I akuzuari për trafik droge nga Kolumbia u rrëmbye mbrëmë43-vjeçar, i akuzuari për trafik droge nga Kolumbia u rrëmbye mbrëmjen e 17 mars 2015, në Tiranë.Ngjarja është regjistruar në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku tre persona të armatosur  futën në mjetin tip BMW shtetasin Leonat Gavelli nga Berati dhe u larguan.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Këto të fundit u vunë në dijeni për pengmarrjen përmes një telefonate në sallën operative të policisë rreth orës 20:15.Blutë sekuestruan pamjet e sigurisë të një shkolle private, pranë vendit ku u rrëmbye Leonat Gavellit, ndërsa u morrën në pyetje dhe shokët e tij. Po kështu në zona kyçe të kryeqytetit u ngritën postoblloqe për ndalimin e autorëve.Mësohet se në pengmarrje ishin përfshirë dy automjeteve, një prej të cilave Fiat i bardhë me targa AA 679 FK.Kush eshte Leonat Gavelli? Leonat Gavelli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Sëbashku me vëllain e tij Bledarin dhe kushëririn Sajmir Gavelli (Petova) janë konsideruar nga autoritetet italiane si drejtues të rrjetit të trafikut që sillte kokainë nga Kolumbia për ta shitur në tregun e vendit fqinj, por edhe në Zvicër.Sipas hetimeve të nisura në vitin 2007 nga policia italiane, për trafikantët shqiptarë punonin korrierë italianë dhe kolumbianë të cilët transportonin kokainën.Leonati mësohet se vepronte në Kolumbi ku siguronte lëndën narkotike dhe ja dorëzonte më tej vëllait dhe kushëririt në Itali.Dy vëllezërit beratas janë dënuar nga gjykata italiane, ndërsa kushëriri i tyre Sajmir Gavelli është gjykuar në Shqipëri.[caption id="attachment_480342" align="alignnone" width="640"]rrembehet leonat gavelli, foto nga vendi i ngjarjes Në foto: Postobllok i ngritur nga policia pranë vendit ku ndodhi rrëmbimi i Leonat Gavelles, 17 Mars 2015[/caption][caption id="attachment_480341" align="alignnone" width="640"]rrembehet leonat gavelli, foto nga vendi i ngjarjes Ne foto: Makina e policise prane Liqenit Artificial ku ndodhi rrembimi i Leonat Gavelles, 17 Mars 2015[/caption]