Serbia arreston 7 vetë për Masakrën e Srebrenicës
Policia serbe ka arrestuar shtatë persona të akuzuar për pjesëmarrje në masakrën e mijëra myslimanëve në rrethinat e Srebrenicës.Prokurorët boshnjakë deklaruan se këto janë arrestimet e para për masakrën e korrikut të 95.Prokurori serb Bruno Vekaric tha se kjo është hera e parë që institucioni i prokuorisë po merret më këtë çështje dhe kjo është shumë e rëndësishme, duke shtuar se Serbia po merr një pozicion të qartë kundrejt Srebrenicës nëpërmjet një procesi gjyqësor.Në mesin e të arrestuarve është edhe Nedeljko Milidragovic, komandant i njohur si Nexho, i cili ishte shndëruar në një bisnesmen të suksesshëm në Serbi.Deri tani autoritet serbe kanë arrestuar persona që kanë lidhje jo të drejtpërdrejtë me vrajsen masive.Në vitin 2011, shteti serb dorëzoi ish komandantin serbo boshnjak Ratko Mlladiç në gjykatën ndërkombëtare.Mlladiç, i akuzuar për organizimin e masakrës, aktualisht po gjykohet Hagë. Rreth 8 mijë burra dhe djem bosnjakë u vranë në Srebenicë në harkun kohor të tre ditëve, e konsideruar misoria më e tmerrshme në europë pas Holokaustit.Vrasjet ndodhën disa muaj para përfundimit të luftës në Bosnjë, kur 20.000 refugjatë ikën në Srebrenicë për t'iu shpëtuar forcave serbe.Gjithsesi, shumë serbë ende i shohin liderët e kohës së luftës si Mlladiç apo edhe Radovan Karaxhiç si heronj të luftës viktima të perëndimit.Ky hap i ri i Serbisë vjen në kuadër të objektivave të saj ëpr tu integruar në Bashkimin Europian